Shqipëria, ende pa ambasador në Maqedoni

Shekulli - - RADAR} -

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade shprehu shqetësimin për faktin se ambasadori shqiptar në Republikën e Maqedonisë, ende nuk është dekretuar nga Presidenti Nishani. Komisioni i Jashtëm prej kohësh ka dhënë aprovimin për kandidatin për ambasador në Maqedoni, por ende Shqipëria nuk po përfaqësohet në nivelin e saj më të lartë në shtetin fqinj. Dade theksoi në mbledhjen e komisionit se, përfaqësimi në nivelin e ambasadorit në Maqedoni, ka një rol të rëndësishëm për shkak të faktorit shqiptar atje. “Nuk i ndërhyj kompetencave që ka Presidenti i Republikës, por besoj se është urgjente që Republika e Shqipërisë të paraqitet në nivelin më të lartë të ambasadorit në prezencën tonë diplomatike në ambasadën që kemi në Shkup, e cila ndoshta do të ndihmonte për një funksionim më të mirë në të gjithë parametrat, duke ditur që ambasada jonë ka një rol për të luajtur me faktorin shqiptar atje”, u shpreh Dade.

E.H

Foto: LSA

Arta Dade

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.