“Kriza politike, pengesë për integrimin”

Shekulli - - RADAR} -

Parlamenti Evropian diskutoi dje rezolutën për Shqipërinë. Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria, ndërsa theksoi se Shqipëria ka edhe 5 prioritete për të plotësuar, të cilat mund të përmbushen vetëm nëse ka mbështetje nga të gjitha palët politike. “Janë 12 prioritete kyçe, kemi edhe 5 shtesë, më të vështirë dhe më të rëndësishëm. Por nuk mund të prezantohen brenda natës, duhet më shumë angazhim dhe mbështetje nga të gjitha palët. Reforma në administratë, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i minoriteteve janë me rëndësi”, theksoi Fleckenstein. AI e cilësoi si pozitiv, takimin mes kryeministrit shqiptar Rama dhe atij serb Vuçiç, çka sipas tij dëshmon rolin pozitiv të Shqipërisë në marrëdhëniet mjaft të mira në rajon. Nga ana e tij, kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, u shpreh se nuk ka asnjë dyshim për progresin e arritur nga Shqipëria, por politika konfrontuese mbetet pengesa kryesore. “Dialogu politik është i nevojshëm. Politikanët në Shqipëri duhet të shmangin krizën, duhet të kuptojnë se vullneti politik është i nevojshëm për sa më shumë reforma”, u shpreh Kukan.

L.B

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.