Moisiu: Partitë ende kohë për rishikimin e kandidatëve

ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKëS KëRKON PASTRIMIN E POLITIKëS NGA PERSONAT, Të CILëT KANë PROBLEME ME DREJTëSINë

Shekulli - - THELLË} - Suela topi

Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se, SHBA e tha fjalën e saj, ndërsa duhet të jetë shoqëria

civile që të sigurojë mbrojtjen e demokracisë

Politika ka ende kohë të rishikojë listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Pohimi është bërë dje nga ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i cili si kryesues i Forumi Civil, zhvilloi një takim me ekspertë, ku u diskutua gjerësisht për garën e ardhshme zgjedhore. Ndërsa ambasadori amerikan, Donald Lu, i pranishëm në tryezë, theksoi se tashmë Amerika e ka thënë fjalën e saj, kjo pas deklaratës së tij të ditës së hënë, kur pohoi se janë evidentuar kandidatë me të shkuar kriminale dhe për këtë po diskutohet me drejtuesit politikë.

Forumi Civil

“Të hënën kam thënë shumë për zgjedhjet vendore në Shqipëri. Unë mendoj që është mjaft nga amerikanët për një javë, por është kënaqësi e madhe për mua që unë mund të dëgjoj nga ju zoti president dhe nga ekspertët e tjerë, sepse të huajt nuk mund t’i bëjnë këto zgjedhje të mira. Do të jetë shoqëria juaj civile që do të sigurojë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”, deklaroi shkurtimisht ambasadori Donald Lu. Ndërkohë që ish-Presidenti Moisiu solli në vëmendje se, partitë politike kanë afat deri më 2 maj për të bërë të mundur rishikimin e listave të kandidatëve. “Edhe pse tani kjo është një fazë pothuajse e tejkaluar, pasi shumica e kandidatëve tashmë janë nominuar, dhe ne na mbetet vetëm t’i shikojmë në punën e tyre, sesa të gjetura do të kenë qenë kandidaturat e përzgjedhura, që do të votohen për këto detyra, prapë së prapë e pashë të arsyeshme t’i evidentoja si probleme të së kaluarës dhe nëse ka ende ndonjë mangësi, deri në 2 maj ka kohë për t’u rishikuar, përfshi këtu edhe për ndonjë kandidaturë që mund të ketë pasur probleme me drejtësinë”, deklaroi ai. Të njëjtin shqetësim ndanë dhe juristët Njazi Jaho dhe Luan Omari. “Çështja e besueshmërisë së kandidatëve është më tepër një vullnet politik. Natyralist askush nga zgjedhësit nuk do të dëshironte që të jenë kandidatë persona të dënuar me vendim të formës së prerë për një krim”, deklaroi Jaho. Ndërsa juristi Omari solli në vëmendje se, sot nuk ka më afate për ndryshime në ligjore dhe se gjithçka mbetet në dorë të partive politike. Për ish-presidentin Moisiu, po kaq rëndësi ka edhe zgjedhja e këshilltarëve bashkiakë, të cilët sipas Moisiut, në shumë raste janë përzgjedhur nisur nga partitizmi dhe jo nga cilësia dhe kontributi që ata mund të japin në administrimin e territoreve të besuara. Shqetësim ky i mbështetur edhe nga përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta. Një tjetër shqetësim i ngritur nga ekspertët ishin listat e zgjedhësve. Sipas tyre, ende nuk është publikuar ndonjë e dhënë apo informacion se si paraqitet gjendja në këtë drejtim, kur sipas legjislacionit zgjedhor duhej bërë brenda muajit të kaluar nga organet e qeverisjes vendore njoftimi i çdo zgjedhësi në banesën e tij, për numrin rendor të listës përkatëse të regjistrimit dhe qendrën ku do të hedhë ai votën e vet. Kështu do të bëhet gjithashtu i mundur detyrimi tjetër ligjor, sipas të cilit listat përfundimtare të zgjedhësve të publikohen brenda datës 17 maj 2015.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.