Shqetësimet e ekspertëve, Biba: KQZ ka vepruar sipas ligjit

Shekulli - - THELLË} -

Financimi i fushatës, ish-nënkryetarja e KQZ-së, Subashi, ngre shqetësim mungesën

e monitorimit para afatit 30-ditor

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, vlerëson punën e bërë deri tani nga KQZ-ja, për përgatitjen e garës së ardhshme elektorale. Gjatë tryezës së zhvilluar dje nga Forumi Civil, duke iu kthyer përgjigje shqetësimeve të ngritura nga ekspertët për vendimmarrjen e KQZ-së apo dhe diskutimet e munguara, sipas tyre, për listat e zgjedhësve, Biba tha se situata nuk është aq e rënduar sa paraqitet. “Sot gjërat nuk po shkojnë kaq tmerrshëm sa e tha ndonjë koleg, ndoshta edhe me dëshirën e mirë për ta bërë më të madh problemin që pastaj ai të riparohet, por njerëzit na dëgjojnë dhe njerëzit duhet ta dëgjojnë ashtu siç është. U fol për vendime të paligjshme të KQZ-së, për fat të mirë bëhet fjalë vetëm për një vendim, do të ishte keq po të ishte edhe ai por çështja ka shkuar në gjykatë dhe Kolegji Zgjedhor e vlerësoi të ligjshëm”, sqaroi ai shqetësimin e ngritur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë lidhur me detyrimin për mbledhjen e firmave nga kandidatë të pavarur. Por për ish-nënkryetaren e KQZsë, Dëshira Subashi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të tregojë vëmendje për çdo proces. “Në Shqipëri është diskutuar shumë një administratë politike apo jo politike, sot duke qenë para faktit se kemi administratë politike do të thotë se partitë politike kanë përgjegjësi në ad- ministrim të procesit. Kjo përgjegjësi fatkeqësisht nuk ka qenë pozitive se partitë kanë shfrytëzuar këtë gjë duke sjellë në jo pak raste, anomali. Prandaj çdo akt i KQZsë merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkoja të kenë fuqi deri në kryerjen e detyrimeve për emërimet përkatëse në administratën zgjedhore dhe komandën duhet ta marrë KQZ-ja”, deklaroi Subashi. Por nënkryetari Biba tha se: “Nëse Kodi Zgjedhor lë për të dëshiruar duhet t’u kërkohet llogari të tjerëve, legjislatorit nëse se ka hartuar mirë sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetëm zbatues”. Biba tha më tej se çdo vendim është marrë në afate ligjore. E vetmja vonesë, sipas tij, është ngritja e Bordit të Monitorimit të Medias, por edhe për këtë ka munguar bashkëpunimi i shoqatave mediatike të cilat kanë detyrim ligjor propozimin e anëtarëve të bordit. Një tjetër shqetësim ishte dhe nisja e fushatës shumë kohë para 30-ditëshit zyrtar të përcaktuar në Kod. Prejardhja dhe shifra e parave që e financojnë këtë aktivitet nga të gjitha partitë mbeten një gropë e errët. “Ka një kosto financiare që nuk llogaritet, nuk deklarohet në kufijtë e zbatimit të Kodit Zgjedhor, sepse Kodi Zgjedhor ka dhënë një afat 30-ditor për monitorimin financiar të zgjedhjeve”, ngriti shqetësimin ish-nënkryetarja e KQZ-së.

Foto: LSA

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.