21 qershori, Bojaxhiu dorëzon firmat

Shekulli - - THELLË} -

Gjergj Bojaxhiu është zyrtarisht kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës dhe pritet të përballet më 21 qershor me kandidatët Erion Veliaj, Halim Kosova, si dhe dy të pavarurit e tjerë, Arben Tafaj e Sazan Guri. Kandidati Gjergj Bojaxhi dorëzoi dje në mesditë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, 13.779 firmat e qytetarëve, të cilët janë shprehur në mbështetje të tij. Sipas ligjit, Gjergj Bojaxhiu duhet të mblidhte mbi 6 mijë firma, ndërkohë që ai dorëzoi mbi dyfishin e tyre pranë KQZ-së. “Pas numërimit e verifikimit nga KQZ-ja, zyrtarisht 13.799 qytetarë kanë firmosur për kandidimin. Ju faleminderit çdonjërit prej jush. Faleminderit edhe atyre qindra të tjerëve që dëshironin, por për një arsye apo tjetër nuk munden të firmosnin”, shkruan Bojaxhiu në rrjetin social “Facebook”, pas dorëzimit të firmave në KQZ.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.