PAK, KQZ trajnon sot 12 persona

Shekulli - - THELLË} -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të trajnojë dhe më pas do të nënshkruajë kontrata pune me 12 Persona me Aftësi të Kufizuar, të cilët do të angazhohen pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore. Për herë të parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, do të angazhojë pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, 12 Persona me Aftësi të Kufizuara në të gjithë qarqet e vendit. Periudha e angazhimit të tyre, do të jetë dy muaj para ditës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, pra deri më 21 qershor 2015. Personat e angazhuar në Zyrat Rajonale Zgjedhore do të kenë detyrë të ndjekin në dinamikë problematikat e zgjedhësve PAK dhe evidentimin e tyre në kohë, me qëllim marrjen e menjëhershme të masave për zgjidhjen e saj, në Qendrat e Votimit dhe Zonat e Administrimit Zgjedhor të qarkut përkatës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.