Listat për këshillin bashkiak, përçahet dega e PD-së në Sarandë

Zgjedhja e emrave për këshillat bashkiak shoqërohet me polemika dhe mospajtime nga demokratët e Sarandës. Kryetari i shtabit elektoral të PD-së, Osman Metalla, pranon debatet dhe shprehet se, lista është drejt finalizimit

Shekulli - - THELLË} - Isuf kurtaj

Lista e emrave për këshillin bashkiak të Sarandës, ende pa filluar mirë, ka sjellë përplasjet e para. Kur emrat e propozuar për këshilltarë bashkiakë nga grupseksionet pritet të bëhen publike, në degën e Partisë Demokratike në Sarandë ka ndodhur përplasja e parë mes anëtarëve të kryesisë së kësaj dege. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se, një pjesë e anëtarësisë së kësaj dege kanë dalë kundra emrave të propozuar nga kryetari i degës. Për rrjedhojë, një pjesë e grupit të kësaj kryesie pritet të largohen. Një valë e largimeve ka ndodhur në degën e Sarandës edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku disa ish-të persekutuar dhe disa anëtarë të vjetër të PD-së u larguan. Situata e nderë në degën e PD-së në Sarandë është konfirmuar edhe nga i deleguari Osman Metalla. Ndonëse Metalla përpiqet ta zbusë situatën e krijuar, ai pranon se ka patur probleme gjatë hartimit të listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak. “Shekulli” ka kontaktuar me kryesuesin e shtabit elektoral të PD-së për Sarandën, Osman Metalla, i cili thotë se lista është drejt përfundimit. Ai ka sqaruar se, për zgjedhjen e emrave të kësaj liste nuk ka qenë e lehtë, pasi sipas tij, ka pasur debate në lidhje me emrat. Në të gjitha rrethet janë dorëzuar nga degët e PD-së emrat e këshilltarëve bashkiakë. A e ka mbyllur dega juaj këtë proces dhe si ka ecur? Edhe Saranda është në të njëjtën rrjedhë dhe jemi drejt fazës përmbyllëse. Kemi propozuar dhe jemi në fazën e formësimit të listës përfundimtare. Do të respektojmë afatet e kërkuara. Besoj se në këtë formulë jemi brenda atyre standardeve të kërkuara. Sigurisht që si të gjitha forcat e tjera dhe ne në bazë të detyrimeve të afateve që la përcaktuar Kodi Zgjedhor në KQZ dhe ne kemi bërë përgatitjet tona. Kemi bërë përpjekje që të kemi një listë sa më gjithëpërfshirëse, një listë që të ketë brenda saj persona me integritet. Persona që përfaqësojnë vlerave intelektuale dhe qytetare të Sarandës.

Emrat për këshillin bashkiak kanë sjellë dhe debate brenda anëtarëve të kryesisë së PD-së....

Natyrisht të bësh një listë nuk është e lehtë. Të kesh shumë vlera, shumë emra, shumë intelektualë për t’u përfshirë në listë, natyrisht nuk është e lehtë për të bërë përzgjedhjen. Ka pasur diskutime, ka debate për të përzgjedhur më të mirët mes të listës së gjatë të emrave me cilësi të madhe intelektuale. Nuk besoj se ka pasur debate të asaj natyre që juve besoj se doni të shprehni në këtë bisedë. Debatet kanë qenë në të mirë të asaj që ne presim më 21 qershor. Z. Metalla, ne i referohemi ngjarjeve e fakteve. Është publikuar në shumë media të tjera se ka pasur pakënaqësi mes anëtarëve të PD-së në degën e Sarandës për listën e emrave. Cila është e vërteta sipas jush? Në Sarandë mund të bëhen deviacione të mediave të ndryshme, por ju siguroj që situata është absolutisht e mirë. Të gjithë demokratët e Sarandës janë shumë të gatshëm të mbështesin kandidaturën tonë, dhe natyrisht edhe emrat që kemi propozuar për këshillin bashkiak. Ne do të dalim me një listë. Do të reflektojë dhe përfaqësojmë të gjithë grupet e interesit, të gjithë përfaqësitë etnike, rininë, gruan dhe gjithçka tjetër që këshillohet nga statusi i Partisë Demokratike. E thashë dhe më lart se ka pasur debate dhe debatet në Partinë Demokratike janë vlerë e shtuar, dhe për mua nuk përbëjnë shqetësim. Di të them se është spekuluar në media. Duhet ta pranojmë dhe në partinë tonë ka njerëz që ndajnë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara, por kjo nuk do të thotë se PD-ja e është e ndarë. Madje është më e bashkuar se kurrë.

Ka rrezik që PD-ja e Sarandës të pëçahet ?

Është krejt normale të ketë debate me qëndrime të ndryshme. Në të gjitha partitë ku funksionon demokracia, individët kontribuojnë duke dhënë propozime me emra ose duke dhënë ide për të zgjedhuar platformën. Në Partinë Demokratike gjithnjë ka pasur debat dhe do të ketë. Ofrimi i ideve të reja dhe fryma demokratike e PD-së është e njohur prej kohësh dhe nuk mund ta mendojmë PD-në ndryshe.

Ka pasur debate dhe debatet në Partinë Demokratike janë vlerë e shtuar, dhe për mua nuk përbëjnë shqetësim

Foto: Marrë nga profili i Kreshnik Bozhos në Facebook

Basha dhe Bozho në Sarandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.