JOZEFINA TOPALLI MBËSHTET VOLTANA ADEMIN

Shekulli - - THELLË} -

Ish-kryetarja e Kuvendit, njëherësh deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Jozefina Topalli, për herë të parë u shpreh për zgjedhjet e 21 qershorit dhe kandidaturën e opozitës për Shkodrën, Voltana Ademi. Topalli zgjodhi rrjetet sociale, për të treguar mbështetjen e saj për Voltana Ademin. Duke postuar një foto ku shfaqet me kandidaten Ademi, Jozefina Topalli shprehet: “Bashkë me Voltanën për fitore! Sepse ne e duam Shkodrën. Sepse Shkodra meriton më të mirën!”. Ky është reagimi i parë i ish-kryetares së Kuvendit, duke shuar në këtë mënyrë zërat për një përçarje në PD-në e Shkodrës. Topalli nuk ka qenë e pranishme as në prezantimin zyrtar që Lulzim Basha i bëri Voltana Ademit në sheshin përpara bashkisë. Burime pranë zonjës Topalli bëjnë me dije se arsyeja e mungesës ka qenë familjare, pasi deputetja demokrate ndodhej në shtetin fqinj të Italisë. Në të njëjtën kohë këto burime bëjnë me dije se, Topalli do t’i rikthehet fushatës krah Ademit, për të marrë fitoren e Shkodrës më 21 qershor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.