“Kurir”: Thaçi do të kërkojë Luginën e Preshevës

Shekulli - - RADAR} -

Një ditë pasi kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç ranë dakord për themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, mediet në Serbi shkruajnë se, marrëveshja do të përdoret nga zëvendëskryeministri për të kërkuar diçka në favor në Kosovës. “Duke qenë se marrëveshja për AKS-në është në favor të Serbisë, Hashim Thaçi pritet të kërkojë autonomi për shqiptarët e Luginës dhe reciprocitet me serbët në Kosovë. Pikërisht për shkak se të gjitha letrat janë anën tonë, sidomos lidhur me AKS-në, shefi i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaçi, planifikon që shqiptarët nga Lugina e Preshevës të kërkojnë autonomi të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”, shkruan “Kurir”. Sipas saj, Thaçi është i gatshëm të bëjë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës, që të kërkojnë edhe të drejtën për bashkim me Kosovën. Sipas një burimi për gazetën serbe, Vuçiç dhe Mustafa nuk janë takuar me njëri-tjetrin:

E.H

Zv/kryeministri

i kosovës Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.