Gjeste të turpshme me 9-vjeçarin, pranga të moshuarit

Shekulli - - RADAR} -

Një shtetas 73-vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristo Çerkezi, 73 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në lagjen "Osman Haxhiu", pasi ky shtetas ka kryer vepra të turpshme me një djalë të mitur me iniciale E.L, 9 vjeç, banues në lagjen "Lirimi". Pas denoncimit të rastit, mjeku ligjor konstatoi se nuk kemi marrëdhënie intime. Nëna e fëmijës, shtetasja L.L., deklaroi në polici se familja e saj kishte miqësi me familjen "Çerkezi”.

E.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.