Niko Trimit i digjet shtëpia

Shekulli - - RADAR} - Eva hoxha

Banesa e shtetasit nga Lushnja u dogj mbrëmjen e së martës. Ai pretendon se zjarri

lidhet me historinë e tij me bashkëshorten

Problemet në familjen Trimi nga Karbunara e Lushnjës duket se nuk marrin fund. Pas konflikteve në çift, Niko dhe Edmonda Trimi i premtuan publikisht njëri-tjetrit se nuk do të përsërisin gabimet e së shkuarës dhe ranë dakord të bënin lëshime për të mirën e fëmijëve. Niko i kërkoi bashkëshortes që të hiqte dorë nga telefoni dhe Facebook-u, ndërsa Monda kërkoi që ai të mos e keqtrajtojë. Prindërit e tri vajzave të mitura nga Karbunara e Lushnjës u pajtuan duke festuar publikisht. Mirëpo, gjatë mbrëmjes së të martës, shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit, bashkëshortët Trimi dhe 3 fëmijët e tyre ishin në gjumë. Kryefamiljari e ka ndier tymin dhe ka mundur të shpëtojë gruan dhe vajzat e vogla. Zjarrfikëset arritën ta sh- uajnë zjarrin, por flakët i dogjën të gjitha orenditë. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit, ndërsa Niko Trimi është i bindur se zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe mund të lidhet me historinë personale të tij me bashkëshorten. Gjithçka nisi pas konflikteve në çift, kur Edmonda Trimi u largua nga shtëpia, ndërsa bashkëshorti i saj, Niko Trimi, e denoncoi për dhunë në familje dhe tradhti. 36-vjeçari nga fshati Stan i Lushnjës dëshmoi se e kishte kapur me telefon dhe me Facebook, që e shoqja kishte lidhje jashtëmartesore. Niko i bëri thirrje policisë që t'ia gjente të shoqen dhe t'ia kthente në shtëpi. Madje, ai u shpreh se do ta falte tradhtinë e saj, vetëm për hir të fëmijëve, nëse ajo do të hiqte dorë nga telefoni dhe Facebook-u. Historia e tyre përfundoi me një pajtim në publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.