Gazetari ekzekuton dy ish-kolegët

Shekulli - - RADAR} -

Një gazetar që ishte pushuar nga puna dy vjet më parë, u hakmor duke qëlluar për vdekje dy ish-kolegët e tij, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mëngjesin e së mërkurës. Lester Lee Flanigan, i cili i njihte dy viktimat, u gjet në Fauquier County, Virxhinia, në gjendje të rëndë, pasi kishte qëlluar veten. Ai humbi jetën pak pasi kishte publikuar një video të vrasjes në internet. Shikuesit e televizionit “WDBJ”, një degë e vogël e “CBS” në Moneta, Virxhinia, u detyruan të shikonin një tmerr në edicionin e mëngjesit, teksa një burrë qëllonte për vdekje reporteren 24-vjeçare Alison Parker dhe kameramanin Adam Ward, 27 vjeç. Vrasësi Flanigan u largua nga vendngjarja, pas të shtënave dhe më pas hyri në rrjetin social Twitter për të shpjeguar arsyet për vrasjen e ishkolegëve, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia. Flanigan, i cili është afroamerikan, shkroi në Twitter se gazetarja Parker ishte raciste. Ai kishte parashtruar kundër saj një ankesë për të drejtën e mundësive të barabarta të punësimit, por televizioni e kishte punësuar atë gjithsesi. Por më tronditëse ishte videoja e publikuar nga autori, i cili kishte filmuar të gjithë skenën e vrasjes. Ai hap zjarr në momentin që Parker po intervistonte një grua dhe Ward po filmonte. Të dy punonjësit e televizionit humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

E.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.