Greqia: Shkatërrimi ngjan me xhihadin në Siri

Shekulli - - THELLË} -

Prishja e Kishës së Dhërmiut solli sërish një reagim në Ministrinë e Jashtme greke. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i ministrisë së punëve të Jashtme të Greqisë Konstandinos Koutra, tha se ngjarja e Dhërmiut ngjason me shkatërrimin e objekteve të lashtësisë në Palmira të Sirisë prej xhihadistëve. “Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe objektet e kultit ka ndodhur, të paktën deri kohët e fundit, në Lindjen e Mesme e më gjerë në Afrikën e Veriut, nga xhihadistët. Sot, ne pamë që kjo të bëhet instrument dhe në shtetin fqinj, Shqipëri. Askush nuk është më bukëshkalë, se sa i privilegjuari!”, u

Shkatërrimi i vendeve të shenjta ka ndodhur vetëm në

Lindjen e Mesme

shpreh zëdhënësi. Koutra paralajmëroi se për zhvillimet e fundit, për vendimet e Greqisë kundrejt Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar, do informoheni menjëherë”. Që prej nisjes së konfliktit në kishën e “Shën Thanasit” në Dhërmi ky ishte reagimi i tretë i ministrisë së Jashtme greke, fillimisht ata kërkuan informacion nga shteti shqiptar mbi ngjarjen në Dhërmi. Më tej ministria jonë e Jashtme i kërkoi Athinës zyrtare që të mos ndërhyjë pasi këto janë punë të brendshme të Shqipërisë, deklaratë kjo që solli edhe një reagim të dytë të Athinës. Në reagimin e saj ministria e Jashtme greke nënvizoi faktin se janë në mbështetje të deklaratës së homologëve shqiptarë për tolerancën fetare në vend dhe do të jenë një mbështetëse e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por me kusht që t’i jepej një zgjidhje çështjes së kishës në Dhërmi. Por duket se pas prishjes së shtesës nga INUV situata mes Tiranës dhe Athinës zyrtare është futur në një tjetër “llogore”, pasi pritet që ambasadori ynë në Greqi të thirret në një takim nga ministri i Jashtëm grek për të dhënë sqarime mbi situatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.