Kisha Ortodokse: Shkelje flagrante e ligjit

Shekulli - - THELLË} -

Pas aksionit të INUV mbi shtesën e ngritur pa leje në vendin ku ka qëndruar kisha e “Shën Thanasit”, në Dhërmi pati reagime të ashpra jo vetëm nga Kisha Ortodokse, por edhe nga politika në vend. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, me anë të një njoftimi zyrtar për shtyp, e konsideroi prishjen e kishës në Dhërmi si një veprim në shkelje flagrante të ligjit. “Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, Neni 21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhy- rja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm”, thuhet në njoftim. Sipas KOASH paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga shteti, duke mbrojtur objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me Ligjin. “Ndërhyrja u bë pas një njoftim zyrtar ose informal si dhe u shpërfillën klerikët tanë, përfaqësuesit arkieratik Protopresviter Atë Pandeli Mitru, Atë Efthim Bixhili, Atë Athanas Qerimi, të cilët kërkuan shpjegime për një ndërhyrje të tillë nga organet vendore”, thuhej në njoftimin e kishës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.