MEGA: Shteti të tregojë maturi

Shekulli - - THELLË} -

Partia MEGA e ka cilësuar akt të shëmtuar prishjen gjatë orëve të vona të natës të kishës shumëvjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi. Sipas MEGA-s një akt i tillë na kthen shumë vite pas, në kohën e sistemit totalitar. Kryetar i kësaj partie, Kristaq Kiço në një deklaratë për mediat shprehet se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut. Ai i bën thirrje organeve shtetërore të tregojnë maturi në respekt të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut. “Shprehim shqetësimin dhe indinjatën tonë për aktin e shëmtuar të prishjes gjatë orëve të vona të natës të kishës shumëvjeçare të Shën Thanasit në Dhërmi. Një akt i tillë na kthen shumë vite pas, në kohën e sistemit totalitar. Besojmë se çështje të tilla të ndjeshme për komunitetin mund dhe duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe respektit për besimin fetar. Është gjithashtu shumë shqetësues fakti që vitet e fundit krijohen vazhdimisht, veçanërisht gjatë muajit gusht, incidente të tilla kundrejt komunitetit ortodoks, duke krijuar kështu një klimë aspak pozitive, kjo edhe me ndërhyrjen ose keqpërdorimin politik në çështje që mund të zgjidhen shumë mirë me mirëkuptim, diskutim dhe pa debate publike, pa cenuar vlerat unikale për popullin e këtij vendi, siç është bashkëjetesa harmonike fetare”, u shpreh Kiço.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.