Antikombëtarë janë grekomanët dhe jo grekët

Shekulli - - THELLË} -

Në këtë debat janë përfshirë edhe faktorë jashtë vendit dhe konkretisht Greqia? Si do ta komentonit ju këtë?

Në shekullin XIX, Greqia me sillogjet Vorioepirote, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të helenizuar krahinat kaono-shqiptare të Himarës. Kam shumë miq grekë, në Selanik, në Athinë, Korinth, Patra, në ishuj, por të pafytyrët dhe antikombëtarët janë gjithmonë grekomanët, në kohët moderne. Pra, jo grekët. Grekët janë miq me kulturë të lartë, ndërsa grekomanët janë ata që bëjnë shërbime të tilla, siç është edhe prifti i Dhërmiut etj.

A ka dokumente që vërtetojnë aktivitetin e murgjve bazilianë në Himarë? Nëse po, atëhere përse anashkalohen ato?

Për shkollat shqipe të Himarës dhe veprimtarinë e murgjve bazilianë, ka mjaft dokumenta ligjore, jo vetëm në arkivën e Vatikanit, jo vetëm në Grottaferrata, por edhe në Arkivin e Stambollit. Aty pasqyrohet edhe përplasja mes Peshkopit të Janinës dhe mallkimit që ai u bëri murgjve bazilianë të Himarës. Kujt i shërben kjo nxitje e konflikt etnik, social dhe fetar në bregdetin tonë? Së pari, dua të sqaroj se krahina e Himarës nuk përbëhet vetëm nga 7 fshatra, por është edhe Labëria e brendshme, janë edhe vise të tjera më tej. Sepse Labëria njehtësohet në pikëpamje etnografike me Himarën. Dhe Himara është “…që në Gumenicë e lartë, Himarë është çdo fshat…”. Pra, mendësia popullore, psikologjia, Kanuni i Labërisë që zbatohet edhe në Himarë edhe në vise të tjera dhe një sërë zakonesh, traditash, ritesh, mitesh, baladash, që shfaqen në bregdet, janë të gjitha të përbashkëta. Prandaj dhe Qeveria Shqiptare, në këndvështrimin tim, bëri shumë mirë që kur e studioi këtë zonë nga ana etnografike, etnopsikologjike, ekonomike dhe kulturore, e afroi atë traditë të vjetër në këtë njësi administrative, pra Bashkinë e re të Himarës. Por, unë do të shtoj se, sot ka dhe shfaqet një problem tjetër, shumë i madh, që nxit çështje të tilla, të cilat mbulojnë një të vërtetë të madhe që fshihet në rrënojat e Kishës së Shën Thanasit, pikërisht ai problem që ka lindur qysh në shekullin XIX, nga Fanari dhe propaganda greke për helenizimin e brigjeve himariote. Në administratën shtetërore, në partitë politike, në kishën e Janullatosit në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar, priftërinjtë etj, ka njerëz që marrin dy rroga edhe nga Athina edhe nga Shqipëria edhe nga Janullatos. Ne flasim në Shqipëri për korrupsionin, vjedhjet, e dukuri të tjera negative që kanë lindur, por ky është një fenomen brejtës për etnokulturën dhe botën shpirtërore shqiptare dhe brigjet himariote.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.