Autonomi për të drejtat tona

Shekulli - - THELLË} -

Shqiptarët autoktonë në Malin e Zi përballen me padrejtësi kombëtare, politike e ekonomike. Shqiptaret e Malit te Zi kërkojnë autonomi në territoret e banuara prej tyre. Shqetësim për shqiptarët janë cenimi i të drejtave themelore kombëtare; si arsimi, kultura, gjuha, identiteti dhe pamundësia për të jetuar në trojet e tyre autoktone. Historia kombëtare, gjeografia dhe muzika mësohen pak. Në tekstet shkollore të përkthyera në gjuhën shqipe nuk lejohet përdorimi i toponimeve dhe emrave shqip. Çerdhet e fëmijëve në gjuhën shqipe mungojnë në shumë vendbanime shqiptare. Shqiptarët në Mal të Zi, po ashtu, nuk kanë të drejta mbi pronën, të cilët në shumë raste janë të privuar nga kyçja në to. Edhe pse shqiptarët përbëjnë mbi 7 për qind të popullsisë të Mal të Zi, ata po ata përballen me shumë probleme të natyrës politike dhe ekonomike. Shqiptarët në Mal të Zi po burgosen, rrihen, keq trajtohen, asimilohen e dëbohen nga trojet e tyre vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare. Andaj autonomia politike dhe kulturore do të jetë një garanci e vetme për shqiptarët e Malit të Zi për të jetuar të qetë, dhe me të drejta të plota njerëzore dhe kombëtare. Ne nuk do të presim deputetët shqipfolës të Podgoricës, por do të organizohemi sa më parë në krijimin e një trupi politik dhe të fillojmë ndërtimin e autonomisë politike e kulturorë për kombin shqiptar, që jeton në shtetin e Malit të Zi. Televizioni publik i Malit të Zi ka në programin e vet çdo ditë vetëm 30 minuta program në gjuhën shqipe. Simbolet kombëtare në Mal të Zi janë të lejuara për individë, por në i nstitucione përdorimi i tyre kufizohet vetëm në festa kombëtare. Shqiptarët e kanë vetëm një gazetë javore, kurse Radio Mali i Zi i ka vetëm 30 minuta në ditë program në gjuhën shqipe. Në qeverinë e Malit të Zi nuk është asnjë ministër dhe asnjë zëvendës ministër shqiptar. Ne kërkojnë njohjen e të drejtave që në Kosovë iu njohin pakicave kombëtare e ku bën pjesë edhe komuniteti malazez. Prandaj zgjidhja e vetme për shqiptarët autokton në Mal të Zi është autonomia politike, ekonomike dhe kulturore. Po të marrim një shembull komuna e Rrozhajës në Malin e Zi, vetëm 4 përqind e banorëve flasin gjuhën shqipe dhe ka vetëm një shkollë fillore me katër klasa, ku nuk mund të lëmë pa përmendur mësuesin atdhetar të gjuhës shqipe Ali Daci.

Shqiptarët e kanë vetëm një gazetë javore, kurse Radio Mali i Zi ka vetëm 30 minuta në ditë program në gjuhën

shqipe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.