Procedohet përmbaruesi privat

Shekulli - - RADAR} - E.B.

Ministria e Drejtësisë ka nisur procedimin disiplinor për përmbaruesin gjyqësor Florian Beqaraj, i cili u përfshi në një incident me kryebashkiakun e Pogradecit, Eduard Kapri. “Duke marrë shkas nga ankesa të ndryshme për shkelje në vijimësi të ligjit, ndaj veprimtarisë të shoqërisë përmbarimore ‘JUSTITIA’ sh.p.k, me përmbarues gjyqësor privat Florjan Beqarajn, në përputhje me përcaktimin e nenit 10, germa (ç), të Ligjit Nr. 10031, datë 11.12.2008 ‘Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat’, të ndryshuar, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka nisur procedimin disiplinor ndaj këtij përmbaruesi gjyqësor privat. Marrja e masës për nisjen e procedimit lidhet ndër të tjera edhe me tejkalimin ligjor të detyrave të përmbaruesit, ndërkohë që realizimi i shqyrtimit disiplinor do të bëhet me procedurë të përshpejtuar. MD informon se rasti i ndërhyrjes se këtij përmbaruesi në çështjen e ujësjellësit Pogradec është pjesë e procedimit”, citohet në njoftim.

Ministria e Drejtësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.