TARIFA E PASTRIMIT

Shekulli - - THELLË} -

Biznesi i mesëm dhe ai VIP në Tiranë do të paguajnë tarifa për pastrimin sa dyfishi i vitit të shkuar. Vendimi i këshillit bashkiak e ka rritur me 100 % tarifën e pastrimit për të gjitha linjat e biznesit në këto kategori. Një njësi fruta-perimesh, i kategorizuar si biznes i mesëm, do të paguajë 80 mijë lekë taksë pastrimi në vit nga 40 mijë lekë që paguante në vitin 2015. Një biznes i madh në këtë linjë do të duhet të paguajë me tarifat e reja për pastrimin 100 mijë lekë në vit nga 50 mijë që paguante më parë. Bare-kafetë, të kategorizuara si biznes i mesëm, do të duhet të paguajnë si tarifë pastrimi 60 mijë lekë, nga 30 mijë lekë që paguanin më 2015. Magazinat, dyqanet, etj, që realizojnë shitje me shumicë, do të paguajnë me tarifat e reja 74 mijë lekë në vit për pastrimin nga 37, 000 lekë më 2015, ndërsa bizneset VIP në këtë fushë do të paguajnë 94 mijë lekë, nga 47 mijë lekë që ishte tarifa e vjetër. Njësitë e prodhimit do të paguajnë 170 mijë lekë në vit, nëse janë të listuara si biznes i mesëm, nga 85 mijë lekë që paguanin më parë dhe ato VIP do të paguajnë 360 mijë lekë, nga 180 mijë që paguanin me tarifën e vjetër. Subjektet e ndërtimit, të regjistruara si biznes i mesëm, do të paguajnë 300 mijë lekë në vit, nga 150 mijë që paguanin më parë si taksë pastrimi, ndërsa ndërtuesit VIP do të paguajnë 450 mijë lekë në vit, nga 225 mijë lekë që pagunin më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.