Debatet dje në Këshillin e Mandateve

Shekulli - - THELLË} -

Fatmir Xhafaj:

Vullneti i partive nuk është mbi vullnetin e Kushtetutës dhe ligjit. E dyta, këtu ka qenë detyrim i Kuvendit dhe jo grupeve parlamentare për të sjellë këto. Kuvendi ka ngritur një grup pune dhe gjithçka i lihet në dorë këndvështrimeve partiake që shpesh herë janë dhe të deformuara. Së treti ne jemi Këshill konsultativ, marrim dot ndonjë vendim ne? Ju thatë vendim nuk marrim, çfarë vendimi do marrim ne? Së katërti, këtu Prokuroria është organi kyç ligjzbatues që do të merret me këtë çështje, e ngarkon ligji dhe vendimet që kanë përgatitur kolegët dhe fokusohen në të njëjtën qasje. Është pyetur ky organ për këto gjëra, do t’i merret një mendim, do konsultohet?Apo po vendosën partitë dhe Kuvendi, këta të tjerët në Republikën e Shqipërisë janë kot? Qëllimi është shumë i mirë.

Ndenjëm 3 orë këtu se kërkonin ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të një deputeti që kishte përfituar fonde publike. Me të njëjtat artifica vendimi i Gjykatës Kushtetuese u hodh në kosh. Mazhoranca tha dje nuk e zbatoj vendimin e Kushtetuese, do ti mbroj deputetët një më një. Sot na vjen një MEMO që nuk ishte një MEMO e përgatitur nga sekretariati, është një MEMO totalisht e përgatitur nga PS, kjo u tha tani. Pasi ka tre muaj që ligji është miratuar, vijmë dhe themi qenka antikushtetues. Po si mund ta miratojmë ne tani këtë, si mund ta bëjmë efektiv. PS-ja po bën bllokimin e ligjit për dekriminalizimin.

Nëse opozita mendon se nuk ka asnjë problem kushtetues dhe kundërvënie ligjore për zbatimin e këtij ligji ne të ecim përpara, të arrijmë konsensusin për të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim korrekt dhe strikt të ligjit dhe të vazhdojmë punën. Për të evituar çdo lloj dyshimi se këtu ka një alibi për të penguar dhe zvarritur procesin.

Është për të ardhur keq vërtet që ne vëmë në diskutim shinat proceduriale. Autoritetin dhe kompetencën për miratimin e akteve nënligjore e ka Këshilli i Mandateve. Unë dhe zoti Balla jemi me vendim të Kuvendit pjesë e këtij operacioni deri sa të mbyllet dhe grupi i punës ka vetëm rol asistues.

Janë shumë pak diferenca. Ne kemi bërë një diskutim shumë të gjatë për të arritur në projektligjin dhe më pas në ligjin e miratuar nga kuvendi. Ky ligj është në fuqi. Një akt nënligjor nuk mund të dalë mbi ligjin.

Eduard Halimi:

Ilir Meta:

Oerd Bylykbashi:

Taulant Balla:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.