Debatet e plota në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

Shekulli - - THELLË} -

Lulzim Basha:

Partia Demokratike ka nisur një sërë aksionesh për të ndalur keqqeverisjen. Vetëm dy ditë më parë, gratë demokrate protestuan kundër egërsisë që po shfaq gjithnjë e më shumë kryeministri i vendit.

Majlinda Bregu:

Zoti kryetar, duhet jemi më seriozë dhe kur flasim dhe kur protestojmë. Para se të protestojmë duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht. Duhet ta kesh të qartë se nuk je këtu te emisioni i Blendi Fevziut apo i Sokol Ballës, që të më japësh përgjigje televizive. Duhet t’i shtrohemi më me seriozitet nismave dhe aksioneve që bëjmë.

Do të përballet me vendosmërinë tonë nesër (sot) në Parlament, sikundër i jap fjalën që nuk do të shpëtojë dot nga një drejtësi e reformuar, nga një prokurori e reformuar, nga një kapacitet hetues për korrupsion në nivele të larta. Venecia ka folur qartë. Venecia na ka dhënë të drejtë. Herët a vonë Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të ketë të bëjë me shkaktarin e kësaj krize të gjithanshme që quhet Edi Rama.

Lulzim Basha:

Genc Ruli:

Bojkoti për të cilën shqetësoheni ju, duhet menduar mirë, pasi PD-ja nuk ka ndonjë kauzë aq të fortë sa për të bojkotuar Kuvendin. Meraku im është që në rast bojkoti, në ç’formë do të bëhet rikthimi ynë në Parlament.

Zoti kryetar më duhet t’i rikthehem opozitës. Ne jemi Partia kryesore e opozitës dhe qytetarët i kanë shpresat nga ne që ta nxjerrim vendi nga kolapsi dhe varfëria ku e ka futur kjo qeveri. Është përgjegjësia e PDsë të nisë aksionet e saj. PD-së nuk i ka hije të sillet si organizatë jo qeveritare (OJQ). Më duhet të rithem se PD-ja duhet urgjentisht të shtojë aksionin opozitar dhe të dalë në protesta.

Jemi shumë vonë. Protestat nuk duhet të ishin ndalur. Qytetarët mezi po presin që të dalin në sheshe për të shporrur këtë qeveri.

Jozefina Topalli:

Gent Strazimiri:

"PD-ja nuk ka ndonjë kauzë aq të fortë sa për të bojkotuar Kuvendin"

Aldo Bumçi:

Zoti kryetar, ne si grup duhet të jemi më bashkëpunues. Unë doja t’ju thoja zoti Basha, që të mos silleni si Edi Rama me grupin parlamentar të PSsë. Para se të vendosim për bojkotin dhe aksionet opozitare ne së pari duhet t’i diskutojmë. Për çdo qëndrim duhet të mbani në dijeni grupin, kjo është më e pakta që duhet të bëni.

Grupi nuk ka sqaruar qytetarët për dekriminalizimin, por edhe për reformën në drejtësi. Më duhet të them se sqarimet e Partisë Demokratike për këto çështje nuk kanë qenë të plota. Ndërsa këtë punën e mesazheve dhe sqarimeve të opinionit ju e dini më mirë.

Sali Berisha:

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.