BASHA: RAMA KËRKON TË ZHBËJË DEKRIMINALIZIMIN

Shekulli - - THELLË} -

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para ligjvënësve demokratë, tha se situata në vend është e jashtëzakonshme dhe po përkeqësohet nga ora në orë. “Qytetarët shqiptarë duhet ta marrin vesh se Edi Rama, jo vetëm refuzon të pezullojë Armando Prengën nga punimet e Parlamentit, por tashmë ka depozituar në Kuvend një kërkesë ku refuzon kalimin e vendimit për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin”, deklaroi Basha. Ai shtoi: “Rama deklaron se ne, në vend të zbatimit të këtij ligji, tani na duhet një ligj tjetër për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit”. Basha i referohet një vendimi që e përcakton vetë ligji në nenin 6 të tij, ku thuhet se Parlamenti do të miratojë një vendim për të përcaktuar afatet, formularin e vetëdeklarimit, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.