Bashkohen luani, tigri dhe ariu

Shekulli - - THELLË} -

Një luan, tigër dhe ari kanë krijuar një miqësi të rrallë në një strehë kafshësh në Georgia. Sipas “Daily Mail”, ariu i zi amerikan Baloo, luani afrikan Leo dhe tigri Shere Khan u shpëtuan të gjithë nga streha e kafshëve “Noah's Ark” kur ata ishin më pak se një vjeç. Gjatë një operacioni droge në 2001, tre “vëllezërit” u gjetën nga policia në një bodrum të një shtëpie në Atlanta. Kështu, luani u gjet me plagë të infektuara në hundë pasi kishte qëndruar në një kafaz të izoluar. Ndërsa Baloo ishte në gjendje të rëndë për shkak se ishte plagosur nga pazmorja e tij. “Daily Mail” shkruan se e vetmja herë kur treshja u nda ishte kur Baloo iu nënshtrua kirurgjisë për të hequr pazmoren. Që atëherë ata i kanë kaluar ditët duke ngrënë, luajtur dhe fjetur së bashku. “Të tre janë njësoj të afeksionuar me njëri tjetrin”, u shpreh Alison Hedgecoth, përgjegjëse e “Noah's Ark” për “The Dodo”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.