Blushi: 8 propozime për statutin, kryetari vetëm 2 mandate

Deputeti socialist Ben Blushi publikon platformën e tij me 8 pika për ndryshimin e statutit të PS-së. Ai kërkon zgjedhje dhe kufizim të mandateve. Deputeti Taulant Balla akuzon Blushin se ai e ka shkelur statutin më tepër se kushdo në PS

Shekulli - - THELLË} - Mirel sheme mirel.sheme@shekulli.com.al

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga Kongresi i Partisë Socialiste, pritet që ditët në vijim të jenë mjaft të ngjeshura për socialistët. Nesër do të mblidhet Komisioni i Garancive Statutore në PS për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh dhe anëtarësh të PS-së për pakënaqësitë e tyre në lidhje me mos respektimin e statutit. Po ashtu socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare për të vendosur mbi axhendën e Kongresit. Ndërsa ditën e djeshme, deputeti i cili ka vetë shpallur kandidaturën e tij për kreun e PSsë, Ben Blushi, bëri publike platformën e tij që do të propozojë në Kongres në lidhje me ndryshimet që sipas tij duhet të ndodhin në statutin e PS-së. Platformën e tij, Blushi e ka përqendruar në 8 pika kyçe. Shteti Social, Primaret, Sindikatat, Kufizimi i mandateve, Papajtueshmëria e mandateve, Financimet, Etika e Partisë Socialiste dhe Lista e Anëtarësisë. Deputeti Blushi thekson se do t'i propozojë këto ndryshime në statutin e partisë nisur nga nevoja për një reformë politike që modernizon funksionimin e partive politike në Shqipëri. Duke qenë se PS e ka parë si të nevojshme rishikimin e statutit të saj dhe për shkak se sipas Blushit janë bërë shkelje të shumta të librit themeltar të PS-së, Blushi shprehet se i propo- zon Kongresit të Partisë Socialiste që të shqyrtojë mundësinë për t'i miratuar këto parime, të cilat ai do t'i paraqesë në formë amendamentesh. Me qëllim që sipas tij, Partia Socialiste mund të funksionojë në mënyrë demokratike, duke përshtatur praktikat më të përparuara të partive evropiane. Duke folur për zgjedhjet në parti, Blushi shprehet se ato janë të detyrueshme dhe mund të zhvillohen para zgjedhjeve lokale apo parlamentare. Sipas statutit aktual, ato mund të jenë të hapura ose të mbyllura. Pra mund të votojnë vetëm anëtarët e partisë, por ekziston edhe mundësia tjetër, për të votuar çdo qytetar që nuk bën pjesë në një parti politike. “Në Partinë Socialiste përcaktimi i kandidatëve për kryetarë bashkish apo de- putetë, sidomos gjatë viteve të fundit, kanë qenë monopol i kryetarit të partisë apo një pakice të zgjedhurish, çka është një praktikë e vjetër, e mbyllur dhe joproduktive, të cilës i ka ardhur koha të ndryshojë”, shprehet Blushi. Një pikë tjetër e platformës së Blushit flet për sindikatat. “Partia Socialiste nuk e ka njohur asnjëherë sa duhet, madje e ka injoruar rolin kushtetues që sindikatat duhet të luajnë në mbrojtje të punëtorëve dhe interesave të tyre. Në Shqipëri, roli i sindikatave ka qenë i dobët edhe për shkak të traditës së pamjaftueshme që këto grupe kanë pasur përgjatë 25 viteve të fundit”, nënvizon deputeti i PS-së. Një temë që Blushi i jep rëndësi është edhe kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë. Ai propozon jo më shumë se 2 mandate për kryetarin e PS-së. “Mandati i kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetarëve të partisë së bashkive të mos jetë me shumë se dy, çka do të rriste mundësinë për konkurrencë dhe ndryshim brezash brenda një grupi politik që rinovohet përmes votës”, thekson kandidati i vetëshpallur për kreun e PSsë. Më tej Blushi kërkon respektimin e mbarimit të mandateve për secilin udhëheqës në PS,duke nisur nga organizata socialiste dhe deri tek kreu i PS-së. Ndërsa për të shmangur çdo dyshim në faqen zyrtare të partisë të bëhen publike të gjitha financimet që bëhen për PS-në.

Në PS përcaktimi i kandidatëve për kryetarë bashkish apo deputetë, sidomos gjatë viteve të fundit, kanë qenë monopol i kryetarit të partisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.