KOMITET ETIKE, Të PëRBëRë NGA 9 ANëTARë

Shekulli - - THELLË} -

Për të bërë një filtër brenda partisë, mbi personat që duan të kandidojnë për poste drejtuese në Partinë Socialiste apo për personat që duan të kandidojnë për deputet brenda kësaj force, deputeti socialist Ben Blushi do t'i propozojë Kongresit ngritjen e një Komiteti Etike, i cili do përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët do të kenë një mandat të paktën 10-vjeçar. Sipas tij, Komisioni i Etikës ka të drejtë të vlerësojë edhe përshtatjen e politikave të partisë me programin elektoral dhe parimet themelore të përcaktuara në Statutin e Partisë. “Për shkak të mungesës së filtrit etik mbi përfaqësuesit e saj si dhe mungesës së kolegjialitetit dhe zgjedhjeve periodike në çdo nivel, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste u etiketua nga opinioni publik dhe ai ndërkombëtar, si një parti e cila i hapi dyert për persona të njohur me precedentë penalë dhe rekorde të provuara kriminale. Ky standard, në zgjedhjen e deputetëve dhe kandidatëve për kryetarë bashkie nxiti Bashkimin Evropian dhe SHBA, të kushtëzonte miratimin e një ligji për integritetin e figurave në administratën publike dhe në parlamentin e Shqipërisë”, thekson Blushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.