Vrasjet e Marjan R kallëzoi Fatos Klosin

Shekulli - - THELLË} - Nikoleta kovaçi

Në kohën kur pritet që deri më 9 prill Marjan Rroku, personi që vrau nënë e bijë 15 vite më parë, të marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për shkak të hapjes apo jo të çështjes së tij, në dritë dalin të tjera fakte që vijnë nga ajo kohë e zymtë, jo vetëm mosfunksionimi të ligjit, po madje as ndonjërës prej këtyre agjencive që kishin për qëllim zbatimin. Rezulton se kryefamiljari Faslli Canaj, pasi iu vranë gruaja dhe e bija në mënyrë çnjerëzore, ka kallëzuar të gjithë personat që kanë qenë në dijeni të konfliktit të vajzës së tij të mitur me oficerin e SHISH-it. Kallëzimi i tij e ka marrë një përgjigje që ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë. Janë të detajuara të gjitha pretendimet e burritbaba të rrënuar dhe përgjigjet e prokurorisë, se asnjë prej pretendimeve të tij, nuk përbëjnë vepër penale. Botojmë të plotë përgjigjen që ka dhënë Ministria e Drejtësisë për Këshillin e Ministrave në lidhje me të gjitha pretendimet e Faslli Canajt, përgjigje që i përkasin një korrespondence ndërinstitucionale 5 vite pas vrasjes së Mbarime dhe Alda Canajt, dokumentet u morën nga "Dritare".

Parashtrimi

“Duke marrë në konsideratë çështjen e parashikuar nga ana juaj, Ministria e Drejtësisë kreu veprimet e nevojshme për verifikimet e saj me prioritet dhe brenda kuadrit ligjor. Për verifikimin e pretendimit të ngritur nga shtetasi Faslli Canaj, u ushtrua kontroll në prokurorinë e rrethit Tiranë lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga prokurorët në procedimin penal nr 496-1 të vitit 2001. Në përfundim të kryerjes së këtyre veprimeve rezultoi se: Mbi bazën e kallëzimi të bërë nga shtetasi Faslli Canaj, në datën 20.10.2001, prokuroria e rrethit Tiranë ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të Marjan Rrokut, akuzuar për vrasjen e shtetasve Alda dhe Mbarime Canaj. Në datën 20.10.2001, që është edhe data që është dërguar për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurit Marjan Rroku, është veçuar kallëzimi i Faslli Canajt, duke u regjistruar si çështje penale me vete. Në kallëzimin e tij, shtetasi Faslli Canaj pretendon se nga personat e ngarkuar me funksione shtetërore në Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror nuk janë marrë masat e duhura për parandalimin e autorit të krimit, Marjan Rroku dhe konkretisht kallëzon Fatos Klosin-Kryetar i SHISH, Vera Halili, drejtore drejtorie në SHISH, Sulejman Gjetani, oficer në SHISH, Ibrahim Hoxha, o.p.gj në Komisariatin nr. 1, Maksi Guri, o.p.gj në Komisariatin nr 2. Nga prokuroria janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim të tyre në datën 16. 07.2002, prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Si u pushua çështja në ngarkim të të gjithë personave që kishin dijeni për konfliktin e Marjan Rrokut me Alda Canajn. Pretendimet e kryefamiljarit për parandalimin e

aktit makabër nuk “përbënin” vepër penale

Konkluzioni

Në vendimin e tij prokuroria argumenton se: “konkludohet se nuk ka patur të dhëna reale dhe serioze që nga Marjan Rroku do të kryhej një krim kaq i rëndë. Për këtë arsye nuk mund të akuzohen personat e lartpërmendur për mungesën e veprimit të tyre në parandalimin e krimit apo parashikimin e tij. Shkelja e rregulloreve të institucioneve të Policisë së Shtetit, apo SHISH të cilat përcaktojnë rregullat e punës apo etikës profesionale të oficerit, përbën shkelje disiplinore, por nuk përbën domosdoshmërisht vepër penale. Veprimet e personave të kallëzuar nuk kanë lidhje shkakësore me pasojën e ardhur dhe nuk mund të thuhet se nëse do të mbahej një qëndrim tjetër ndaj Marjan Rrokut, do të evitohej krimi i kryer. Në analizë të vendimit të pushimit dhe të akteve që ndodhen në fashikullin hetimor rezulton se: Oficeri i policisë gjyqësore, Ibrahim Hoxha, me cilësinë e oficerit të policisë së komisariatit nr 1, ka mbajtur kallëzimin e Aldës për rrahje në ngarkim të Marjan Rrokut dhe u ka kërkuar shtetaseve Alda dhe Ornela Canaj, kur ajo është paraqitur vullnetarisht në komisarit për të tërhequr ankimin që të njoftonin prindin dhe nëse donin ta tërhiqnin denonconim duhej prezenca e tyre, ka njoftuar institucionin ku punonte Marjan Rroku lidhur me kallëzimin e bërë nga shtetasja Alda Canaj, fakte këto që pranohen dhe nga shtetasja Ornela Canaj, motra e viktimës në deklarimet e datës 10.07.2001. Në fashikull nuk rezultonte të ishte kryer ballafaqim midis tij dhe shtetasit Faslli Canaj për të shesh-

Fatos Klosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.