Akt horror në Durrës, si ekzekutoi i zoti i lokalit klientin e dehur

Shekulli - - THELLË} -

Në gjendje të dehur gjuan me qytën e armës klientin që ishte edhe ai i dehur. Arma bën shkrepje të pavullnetshme dhe plumbi kap kushëririn e tij. Më pas nga frika se mos po pësonte ndonjë gjë kushëriri dhe në gjendje të dehur ekzekuton në sy të klientëve të lokalit Asllan Kërtushën. Kjo është gjithçka ka ndodhur në ambientet e një lokali në Durrës dy netë më parë, ndërsa policia ka mundur të zbardh ngjarjen vetëm në momentin kur ka hapur kamerat e lokalit, pasi fillimisht është thënë se arma me të cilën u vra Asllan Kërtusha ishte arma e vet. Kështu, tashmë i zoti i lokalit, jo vetëm që ka kryer ekzekutimin barabar të klientit të tij të dehur por madje ka plagosur pa dashje edhe kushëririn e tij me armën e tij, ndërsa Policia e Durrësit bëri me dije se ka vënë në pranga mbrëmë vrasësin e Asllan Kërtushës, ngjarje e ndodhur dy netë më parë në lokalin “Lordes 3” në qytetin bregdetar. Bëhet e ditur se është ndaluar Gëzim Kajno, i cili ishte në kërkim dhe që rezulton sipas të gjitha dëshmive dhe fakteve se është autori kryesor i atij akti të rëndë. Uniformat blu kanë treguar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri ku Kërtusha ishte në gjendje të dehur ndërsa policia e Durrësit ka ndaluar edhe autorin e dytë të dyshuar të ngjarjes, i cili është prangosur në spitalin e Durrësit teksa merrte mjekimin për një plumb që kishte në këmbë. Policia bën me dije se pas arrestimit të njërit prej autorëve menjëherë pas ngjarjes, u ndalua pronari i lokalit, si njëri nga autorët e dyshuar, konkretisht, shtetasi: Gëzim Kajno, 31 vjeç, banues në Durrës. Policia saktëson se shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku Gëzim Kajno e ka goditur më qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno. Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.