Dritan Dajti po luan sërish me drejtësinë

Shekulli - - THELLË} -

Shtyhet edhe këtë herë seanca e Dritan Dajtit, autori i “masakrës së 7 gushtit 2009” në plazhin “Iliria” të Durrësit, ku qëlloi për vdekje 4 efektivë të policisë gjatë aksionit për kapjen e tij. Gjatë seancës së djeshme, Dritan Dajti, përmes avokatit të tij, bëri kërkesë për përjashtimin e relatorit Edmond Islamaj, edhe pse ende nuk janë bërë të qarta arsyet e kësaj kërkese nga ana e tij. Kjo bëri që procesi gjyqësor të mos zhvillohet edhe këtë herë, duke e shtyrë procesin e gjykimit në një tjetër datë, ende të papërcaktuar. Bazuar në këtë kërkesë të Dajtit, gjyqtarit të ri të këtij kolegji do t’i duhet kohë shtesë për të studiuar dhe gjykuar dosjen e tij, njoftoi gjyqtari Islamaj. Deri më tani numërohen rreth 300 se- anca të shtyra. Dajti duket se po i përdor mirë të gjitha shkallët e gjykimit të drejtësisë. Në shumicën e rasteve të seancave të shtyra, shkak është bërë pala mbrojtëse e Dajtit, e cila jo pak herë ka paraqitur pranë trupit gjykues raporte mjekësore. Ndërkohë edhe avokatë të tjerë të zgjedhur prej shtetit jo pak herë sëmureshin ose kishin lidhje miqësore me Dajtin. Megjithatë, Dajti shpesh ka nxjerrë pretekste se nuk kishte mundësi financiare për të paguar një avokat, duke i bërë pjesë të lojës së tij të gjithë avokatët të caktuar nga ana e shtetit. Dritan Dajti është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve të policisë së shtetit në gusht të 2009-s.

S.J

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.