Rrokut, Faslli Canaj n dhe 5 funksionarë

Shekulli - - THELLË} -

uar kontradiktat në deklarimet e tyre. Oficeri i policisë gjyqësore të komisariatit nr 2, Maksi Guri, ka mbajtur kallëzimin e bërë nga shtetasi Faslli Canaj lidhur me konfliktin që ka patur me Marjan Rrokun në datën 17.02.2001. Kallëzimi ndodhet në dosjen penale nr. 496 në ngarkim të të pandehurit Marjan Rroku dhe nga ana e oficerit nuk është bërë asnjë veprim procedural hetimor për sqarimin e shtetasit Faslli Canaj. Në fashikull nuk rezultonte që ky person të ishte pyetur për të sqaruar rrethanat e moskryerjes së veprimeve konkrete lidhur me kallëzimin e dhënë nga shtetasi Faslli Canaj dhe mënyrën e zgjidhjes së tij.

Roli i shokut të Marjanit

Oficeri i SHISH, Sulejman Gjetani, rezulton se ka patur miqësi të ngushtë me të pandehurin. Në kallëzimin e tij, Faslli Canaj përmend faktin se ky shtetas ka qenë bashkë me të pandehurin kur ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e tij në Greshicë dhe se pas ngjarjes kur Marjan Rroku ka vrarë dy shtetaset Mbarime dhe Alda Canaj ka shkuar në shtëpinë e të pandehurit në Shkodër për të njoftuar prindërit e tij dhe pretendon se ku është bashkëpunëtor me të pandehurin. Në deklarimet e veta shtetasi Sulejman Gjetani rezulton se në Greshicë ai ka shkuar me kërkesën e të pandehurit për ta shoqëruar dhe se pas ngjarjes meqë me matjanin kishte miqësi kishte qenë bashkë në shkollë dhe kishte shkuar shpesh në familjen e tij. Kishte shkuar në Shkodër për t`i njoftuar se dhe për t`u qëndruar pranë. Të njëjtën gjë tregojnë edhe shtetas Zef Rroku dhe Agustin Rroku në deklarimet e tyre të datës 5 prill 2001 dhe në mbështetje të tyre vijnë edhe deklarimet e shtetasit Skerdi Ymeraj dhe Blerina Mana”. “Shtetësja Vera Halili, drejtore drejtorie në SHISH, është vënë në dijeni se në ngarkim të punonjësit Marjan Rroku është bërë një kallëzim për rrahje nga shtetasja Alda Canaj dhe meqë nëse ky fakt ishte objekt i drejtorisë që ajo drejtonte, është ngarkuar nga eprori i saj për ta ndjekur këtë problem. Sipas deklarimeve të shtetasit Faslli Canaj e Ornela Canaj rezulton se nga ana e saj është ndërhyrë që Alda të tërhiqte denoncimin dhe ta falte Marjan Rrokun. Sipas argumentimit në vendimin e pushimit, kjo sjellje e saj nuk ka lidhje shkakësore me krimin e kryer. Detyra e saj ka qenë konstatimi dhe njoftimi i eprorëve të saj lidhur me qëndrimin e Marjan Rrokut për të mbajtur qëndrimin përkatës. Në fashikull nuk rezultonte që të ishte kryer ndonjë veprim këqyrjeje regjistrash, korrespondencash apo dhe marrje konfirmimi nëse këto njoftime janë bërë apo jo nga ana e shtetases Vera Halili në plotësim të detyrës së saj. Po kështu nuk rezultonte që të ishte krye ndonjë ballafaqim midis saj dhe shtetasve Faslli dhe Ornela Canaj, veprim ky që do të hidhte dritë për veprimet dhe mosveprimet e kryera nga kjo shtetase apo eprorët e saj dhe pasojat e tyre. Shtetasi Fatos Klosi-kryetar i SHISH që është një nga personat që Faslli Canaj pretendon që nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e Marjan Rrokut. Në fashikull nuk rezulton që të jetë pyetur, veprim ky që do të rrëzonte ose do të vërtetonte pretendimin e mësipërm lidhur me idenë dhe veprimet e kryera prej tij. Megjithatë ndaj vendimit të pushimit shtetasi Faslli Canaj ka patur të drejtën e ankimit të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar.”

Marjan Rroku

Alda Canaj

Varri i Mbarime dhe Alda

Canaj në Greshicë

Ndërtesa e SHISH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.