Legalizimet, 758 qytetarët e Elbasanit që kanë gati dosjen

Shekulli - - THELLË} -

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale publikon listën me 758 personave që kanë ndërtuar pa leje dhe që kanë gati faturën për të bërë pagesën e parcelës ndërtimore. ALUIZNI bën me dije se të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit që kanë emrin në listë mund të përfitojnë një zbritje në masën 20 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore në rast se kryejnë pagesën brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Sipas të njëjtave burime mësohet se mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje prej 10 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje, nuk e shlyejnë plotësisht detyrimin financiar për parcelën ndërtimore, brenda 6 muajve, nga data e njoftimit, pasuria e tyre e paluajtshme, e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006, do të regjistrohet pranë ZVRPP- së, me barrë hipotekore, deri në shlyerjen e këtij detyrimi. Drejtoria e ALUIZNI- t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të saj për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² .

S. T

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.