Rexhepi tRegon teknikën dhe FRymëzimin pëR të RealizuaR gRaFikat: Simbolikë në aRt kam kuRoRën

Shekulli - - JETË} - Anxhela devole anxhela.devole@shekulli.com.al

Artisti nga Gjilani vjen me një ekspozitë personale për herë të parë në Tiranë, me

punime të realizuar ndër vite

Grafika që duken të thjeshta, por që mbartin një mesazh domethënës. Është ky thelbi i ekspozitës së parë të artistit nga Gjilani, Jeton Rexhepi, çelur në fillim të këtij muaji në Qendrën Rinore. Natyrshëm, në shumicën prej vizatimeve, ai përdor vijat dhe kurorën, të cilën e konsideron edhe si simbol të tijin. Kryeqyteti ka qenë frymëzim që ai të realizojnë vetëm dy nga 25 punimet që ka paraqitur në këtë ekspozitë, me dëshirën për të mos qenë ekspozita e vetme në Tiranë.

Si u prit ekspozita?

Pritja ishte e kënaqshme, por unë mendoj që njerëzit e politikës duhet të gjejnë më shumë kohë të vijnë në organizime të tilla, sepse unë konsideroj që është pjesa më humane dhe njerëzore që ata të mos shesin politikë. Si lindi ideja për të hapur një ekspozitë në Tiranë? Për të qenë i sinqertë, fillimisht më lindi ideja që të hapja një ekspozitë, por jo në Tiranë. Ideja lindi pas bisedës me Ardit Boriçin, i cili më propozoi të hapja një ekspozitë në Tiranë. Kjo është ekspozita ime e parë në Tiranë, ndërsa në tërësi numërohen pesë ekspozita të miat në Kosovë.

Pas Tiranës, këto vizatime do të ekspozohen edhe në Kosovë?

Po, unë kam menduar që kjo ekspozitë personale të hapet edhe në Kosovë, për të gjithë ata që pëlqejnë artin dhe jo vetëm.

Si i ke realizuar punimet në këtë ekspozitë?

Janë mbi 25 punime, në teknikën e grafikës dhe vizatimit, penë dhe tush. Këto punime janë të realizuar ndër vite, nga periudha e viteve 2000 deri në 2016-n. Në dukje, vizatimet duken të thjeshta, por ti the më parë që secila prej tyre mbart një mesazh. Çfarë ke dashur të shprehësh me pjesën më të madhe të tyre? Po, është e vërtetë. Tematika ka qenë që nga gjërat e thjeshta dhe elementare, deri tek ato konceptuale dhe moderne. Simbolika është një vijë. Me atë vijë kam dashur të përshkruaj diçka, me një cikël ose objekt. Kam përfshirë disa rryma të artit ose ndryshe disa stile, të cilat fillojnë që nga realizmi e deri te arti modern. Për shembull, në njërën prej vizatime të mia unë kam paraqitur disa individë që ngjasojnë me hamallin, kur njerëzit kanë halle dhe jetojnë në skamje, kam realizuar portret me delikatesë, darkën e fundit në versionin e grafikës sipas meje, vizatim për kafshët me moton për t’i dashur dhe kujdesur për ato, disa lloje vijash, gërshetim mes tyre, vija të thjeshta që zgjojnë emocion dhe vija moderne etj. Simbolikë apo element shprehës figurativ, unë kam kurorën dhe me kurorën kam realizuar disa vizatime të ndryshme, që ngjasojnë edhe me motivet.

Sa kohë të duhet për të realizuar një prej tyre?

Varet nga teknika që zgjedh ta punoj,

Grafikë "Kurora", simboli i artistit

"Darka e fundit", në grafikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.