Meha: Idhulli im, Rivaldo, jam mjeshtër i goditjeve të dënimit

Rrëfimi i kampionit shqiptar që luan në Turqi. Përse zgjodhi Koniasporin. Kombëtarja, specialiteti i tij dhe futbollistët më të mirë në botë

Shekulli - - JETË} - Olsi avdiaj olsi.avdiaj@shekulli.com.al i preferuar në

Alban Meha synon të jetë në finalet e Euro 2016 duke shkëlqyer me Koniasporin. Në një intervistë për mediat turke ai shprehet për çdo gjë, që nga goditjet e dënimit deri pse zgjodhi Turqinë. Në intervistën e dhënë, mesfushori u shpreh se fituese e turneut në Francë do të jetë një ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë. Ai vlerësoi ekipin e Koniasporit, që po zhvillon sezonin më të mirë në histori. Nga individët përzgjodhi Arjen Roben si lojtarin më të mirë me të cilin është përballur në Bundesligën gjermane, ndërsa zbuloi se idhulli i tij ka qenë braziliani Rivaldo kur luante te Barcelona.

-Si u lidhët me futbollin duke pasur parasysh se familja u zhvendos në Gjermani?

-Siç thashë, mosha ime ishte shumë e vogël dhe lufta nuk kishte asnjë rëndësi të drejtpërdrejtë. Prandaj, ishte e lehtë të takohesha me futbollin. Ashtu si çdo fëmijë tjetër, pa marrë parasysh se çfarë ishim duke bërë dhe kushtet, endesha mbas topit. Ai ishte një prej lodrave, me të cilin merresha më shumë. Futbolli është gjë ime më e preferuar. I tillë ishte edhe atëherë, kur argëtohesha si fëmijë. Prindërit e mi kishin një kohë shumë të vështirë, por nuk mund ta kuptoj realisht luftën, sepse isha fëmijë për shumë nga ato vështirësi.

-Arsyet që zgjodhët Koniasporin?

-Para se të vija këtu isha duke përfunduar jashtë kontratës me Paderbornin. Kam biseduar me agjentin tim. Ai më pyeti nëse doja të luaja në Turqi. Natyrisht, Bundesliga, të cilën e kam përjetuar, është krejt tjetër nga një ligë shumë e nxehtë, si kjo turke. Por, unë isha rritur atje edhe me turq. Kisha parë të vinin në Gjermani lojtarë turq, ndërsa unë po bëja të kundërtën, po vija në Turqi. Kampionati këtu ka evoluar, në të luajnë disa lojtarë me emër, ndaj zgjodha një rrugë të tillë. Ata që pyeta më thanë gjëra shumë të bukura. Qyteti këtu mbizotërohet nga një atmosferë e thellë njerëzore. Kam ardhur këtu, sepse dua të eci në këtë mënyrë. Dallimi i madh mes futbollit në Gjermani dhe në Turqi ka të bëjë me taktikën. Këtu ka pak vëmendje në këtë drejtim. Eshtë e pamundur që të ketë sistemin e vet çdo ekip në Turqi. Unë mendoj se ky është faktori më i madh, që duhet përqafuar këtu.

-Goditjet e dënimit. Kujt ia dedikoni suksesin në këtë specialitet?

-Vetes time, punës që kam bërë në stërvitje. Për shembull, në kohën e Pirlos, e vëzhgoja atë në çdo goditje të lirë. Të njëjtën gjë bëja edhe me Zhunjino. Pasi kuptova diçka nga ai stil të godituri, fillova duke e përdorur në stërvitje dhe ky ishte përfitimi im. Që në moshën 15-16 vjeçare kam filluar të punoj veçanërisht për ekzekutimin e goditjeve të lira, faullave. Kjo ishte koha për të marrë më të mirën e teknikës prej njërit nga miqtë e mi më të mirë. Gjëja ime e preferuar në futboll është gjithmonë goditja e lirë. Kohë pas kohe përpiqem për të krijuar një teknikë timen në këtë drejtim. Trajnerët janë gjithmonë duke kërkuar për lojtarë të veçantë, por ata duhet të bëhen vetë të tillë. Kuptohet, me punë dhe stërvitje. Unë punoj për veten time në këtë specialitet, edhe jashtë programit stërvitor të ekipit. Kuptohet, e bëj në përputhje me rrethanat. Kjo është arsyeja pse goditja e lirë është gjëja ime më e preferuar në futboll. Kam kaluar shumë vjet duke u marrë me to.

-Cili lojtar ju pëlqen nga Superliga Turke?

-Një lojtar i frikshëm është Nani i Fenerbaçes, Shnajder dhe Selcuk Inan të Gallatasarajit.

- Lojtari juaj Bundesligë?

- Arjen Roben i Bajernit të Mynihut ka treguar një performancë të madhe. Ai për mua është lojtar i frikshëm. Jep shumë kontribut për ekipin. Mund të them se kam një kënaqësi të madhe kur e shoh atë duke luajtur.

-A keni ju një idhull?

-Po, Rivaldon. Ta shihja atë duke luajtur me Barcelonën ka qenë një kënaqësi e madhe.Golat shumë specifikë dhe goditja e lirë prej tij më kanë ndikuar në pjesën më të madhe të karrierës. -Shqipëria do të jetë në finalet e Kampionatit Europian për herë të parë gjatë në histori, gjatë kësaj vere. Si e keni arritur këtë sukses, e kuptoni? -Natyrisht, ne kishim besim në cilësinë e grupit dhe shanset e suksesit, por sinqerisht kemi rënë në një grup shumë të vështirë. Portugalia ka një yll botëror, si Ronaldo, edhe Danimarka me Serbinë ishin kundërshtarë të fortë. Por, siç thashë, ne ishim me fat. Ndeshja e parë u luajt ndaj Portugalisë, por pa praninë e Ronaldos. Ne ishim në gjendje të fitonim jashtë fushe. Rezultati ishte një nga surprizat më të mëdha të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Ajo fitore na dha një besim të madh, se mund ta arrijmë qëllimin tonë. Në këtë rast ishte një arritje në vetvete e historisë së futbollit në Shqipëri. Tani do të bëjmë përpjekjet tona më të mira për të dhuruar surpriza të reja në finalet e “Euro 2016”.

-Cili është synimi i Shqipërisë në këtë turne?

-Në kombëtaren zvicerane ka disa lojtarë me origjinë shqiptare: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili. Zvicra, si vend dhe futboll, është gjithashtu mjaft e rëndësishme për kombëtaren tonë. Disa lojtarë, me peshë te Shqipëria, janë produkt i këtij kampionati. Ndeshja jonë e parë në “Euro 2016” do të jetë me të vërtetë interesante, sepse do të luhet kundër një Zvicre me shumë shqiptarë. Ne ende nuk e kemi mundur dot Zvicrën në ndeshje zyrtare, ndaj duam të bëjmë një fillim të mirë të Europianit, duke e mposhtur atë këtë herë.

-A keni një skuadër që e shihni favorite për ta fituar Europianin e kësaj vere?

-Në vitet e fundit, dy ekipe kombëtare po e dominojnë bazën e futbollit botëror: Spanja dhe Gjermania. Unë mendoj se njëra nga këto dy skuadra do ta fitojë “Euro 2016”.

-Çfarë bëni në kohën tuaj të lirë në Konia?

-Unë jam një person i lidhur me të shtëpinë. Futbolli merr një pjesë të madhe të jetës sonë, ndërsa pjesa tjetër është e lidhur me gruan dhe fëmijët e mi. Mundohem të shpenzoj sa më shumë kohë me ta, kur është e mundur. Familja është aseti më i rëndësishëm në jetën time.

Në vitet e fundit, dy ekipe kombëtare po e dominojnë bazën e futbollit botëror: Spanja dhe Gjermania. Njëra nga këto dy skuadra do ta fitojë “Euro 2016”

Alban Meha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.