Qetësi dhe probleme me biletat në tregun e zi

Shekulli - - SPORT} -

Partizani ka vijuar dje me seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Qendrës së Ekipeve Kombëtare“në Kamëz. Në orën 14:30 ekipi në drejtimin e trajnerit Agostineli ka kryer programin e specifikuar ku të gjithë lojtarët kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike. Në përfundim të seancës ekipi i është drejtuar rezidencës ku vijon të qëndrojë i grumbulluar. Edhe Tirana ka zhvilluar dje pasdite përgatitjet e radhës për ndeshjen e të premtes. Bardheblutë pasi kane zhvilluar paradite në ambientet e klubit një tjetër seancë teorike dhe kane ndjekur një tjetër material filmik për ta analizuar më pas, kanë zhvilluar pasdite një seancë intensive në fushën e "Selman Stërmasit". Gjendja e bardhebluve në prag të ndeshjes me Partizanin është mjaft e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Po kështu bardheblutë kanë vënë alarmin për biletat. Për sektorët A,D1 dhe C po shiten vetëm tek biletaria pranë stadiumit "Qemal Stafa". KF Tirana fton tifozët bardheblu të mos bien pre e shitësve ambulantë në tregun e zi që kërkojnë të abuzojnë me interesimin e madh që ka për këto sektorë. Biletat me çmimet reale i gjeni vetëm tek sporteli i biletarisë. Shitja e biletave për sektorët bardheblu po ecën me një ritëm shumë të lartë ndaj klubi i fton tifozët të nxitojnë për të marrë biletën dhe shmangur më pas radhët e gjata si dhe tentativat abuzive. Ndërkaq Klodian Duro që ka luajtur me të dyja ekipet është shprehur se: “Është një derbi që e presim me padurim si gjithmonë jo vetëm kur luaja futboll por edhe tani jam tifoz i Tiranës dhe shpresoj të dali me sukses në derbi. Mendoj, madje jam i bindur se Tirana këtë herë do bëjë një ndeshje shumë të mirë dhe i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar në derbi. Them që Tirana të fitojë derbin, por pastaj ka dhe shumë ndeshje të tjera. Për Kukësin jam i sigurt se mund të arrijë kualifikimin në Europë përmes kampionatit duke e përfunduar në vendin e tretë”, është shprehur Duro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.