20 klube, plan për të shkatërruar Championsin

Shekulli - - SPORT} -

Kundër Championsit nga Anglia. Pesë ekipet më të mira angleze janë duke planifikuar një kampionat evropian me 20 ekipet më të mira të kontinentit, duke i dhënë fund Champions League. Takimi është zhvilluar në Dorchester Hotel, kanë marrë pjesë pesë përfaqësues të klubeve dhe miliarderi amerikan Stephen Ross. Është raportuar se përfaqësuesit e Mançester Unitedit, Çelsit, Arsenalit, Mançester Sitit dhe Liverpulit, janë takuar me miliarderin amerikan Stephen Ross për të diskutuar në lidhje me krijimin e një lige të re në Evropë, në të cilën do të merrnin pjesë klubet më të famshme. Por Press Association Sport ka pohuar se temë e bisedimeve të këtyre përfaqësuesve ishte International Champions Cup, garë të cilën Ross ka ndihmuar që të krijohet. IÇ është garë parasezonale në të cilën luajnë disa nga klubet më të njohura në botë. Kjo iniciativë mund të thotë një lamtumirë e Champions League, teksa e përditshmja angleze The Sun pretendon se klubet kanë folur gjatë dhe me detaje për një kampionat me ekipet elitare evropiane. C Sekretari i përgjithshëm i UEFA, tashmë president i FIFA-s, Xhani Infantino nuk duket i shqetësuar. “Ne po diskutojmë se si të përmirësojmë kampionatet e klubeve. Nuk shoh ndonjë problem, Super Liga evropiane ekziston, ajo quhet Champions League.” Tre vite më parë pronari i ekipit turk të Gallatasaraji kishte deklaruar se ekipet më të mëdha evropiane po thurin një plan për një kampionat me 20 ekipet më të mira në Evropë. Edhe pronari i Juventus Andrea Anjeli e ka diskutuar mundësinë e shkrirjes së Champions League dhe zëvendësimin e saj me një kampionat të mbyllur për 20 ekipet elitare evropiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.