Duka: 14 lojtarë nuk marrin pjesë në Europian

Shekulli - - SPORT} -

“Eksperiencë e re nga pikëpamja organizative. Kemi shumë gjëra për të bërë. Ne do të bëjmë maksimumin që ekipi të ndihet mirë ndofta më mirë se gjithë ekipet e tjera për të qenë të përqendruar vetëm tek ana sportive. Rikthimi i qendërmbrojtësit Mavraj te Këlni. Gashi që gjeti skuadër ku të luajë, Sadiku janë gjëra pozitive. Lista është e madhe për ata që duhet të jenë në Francë. Trajneri do ta ketë të vështirë sepse do të lërë 14 futbollistë jashtë nga 37 që ka grumbulluar. Stadiumi? Të shohim se cili është propozimi nëse është pozitiv atëherë do të fillojmë punën menjëherë. Sa i përket gjykimit, gabimet gjithmonë do të jenë, por ne duhet të jemi korrektë me të gjithë anëtarët. Ju e dini që unë mendoj se të gjithë kanë marrë atë që kanë merituar. Infantinon e mbështetëm sepse ai ka ide të mëdha për futbollin. Sa për shtimin e skuadrave në botëror, ky propozim do të materializohet në vitin 2026, ndërkohë që Kosova pranohet në FIFA dhe UEFA në 2026-ën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.