Pyetje për shefin

SHIJE - - - LETRA -

Jeni duke gatuar dhe ju dalin të papritura? Ndodh të mbeteni të pakënaqura nga rezultati? Nuk dini përdorimin e përbërësve të caktuar? Thjesht na shkruani dhe do të merrni përgjigje nga shefi ynë i kuzhinës GENTIAN ZIU

Joana NDREU, 22 vjeç, studente: Më tërhoqi vëmendjen në supermarket një kavanoz me domate ta thara. E mora pa pasur asnjë ide se çfarë mund të bëja me të. Mirëpo tani më ka mbetur në dollap. Nuk di si përdoret… Domatet e thata janë një produkt i jashtëzakonshëm. Në to është e përqendruar dhe stazhionuar e gjithë shija e domates së freskët duke e bërë këtë shije shumë të fortë. Përdorimet e tyre janë të panumërta. Ato mund të përdoren siç janë nëpër sallata të ndryshme me gjethe jeshile, rukola, finok, apo radikio. Mund të bëjmë me to salca të ndryshme për makarona apo për të shoqëruar mishra, mund t’i fusim në mbushje për fileta të ndryshme, etj. Dylbere DULÇE, 62 vjeç, shtëpiake: E dua shumë sallatën me lulelakër apo lakër të zier me vaj ulliri dhe limon. Çështja është se zierja e tyre e mbush shtëpinë me një erë të pakëndshme. A ka ndonjë mënyrë për ta shmangur? Fakti që vjen erë do të thotë që e zieni më shumë se ç’duhet. Pasi ta keni larë dhe ndarë në copa, hidheni lulelakrën në ujë që vlon dhe pasi të marrë valë përsëri uji, lëreni të ziejë në zjarr të ulët për jo më shumë se 4 minuta. Futini menjëherë në një enë me ujë shumë të ftohtë dhe do të keni arritur 2 gjëra: dhe lulelakër super të shijshme dhe shtëpi me aromë të këndshme... Elona KARAFILI, 29 vjeç, ekonomiste: Preferoj që borzilokun ose mendrën t’i përdor të freskëta, nga ato të fshatarëve. Ia ndjen më mirë shijen. Por meqenëse nuk mund të bëj pazar përditë, i blej me shumicë dhe i thaj. A ka ndonjë mënyrë për t’i ruajtur të njoma për një kohë relativisht të gjatë? Sigurisht! Pasi t’i lani mirë vendosini mbi një napë të pastër, mbulojini me një napë tjetër, shtypini lehtë me dorë që tua thithë napa lagështirën dhe pastaj hidhini në një vazo të përshtatshme. Mbulojini me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe futini në ngrirësin e frigoriferit. Aty ato do të ruhen deri në një vit në gjendje optimale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.