Përtej kuzhinës

SHIJE - - - NË KOPERTINË -

Është tejet e përkujdesur për shtëpinë nga kuzhina e deri në skutat me të thella të çdo dhome në apartamentin e saj ku jeton me familjen në Prishtinë. Edhe para se të shkojë në shtrat, para se të mbyllë pas vetes derën e sallonit, i hedh më parë një sy: a është gjithçka në vendin e vet?- dhe sikur edhe më e vogla gjë t’i vrasë syrin, kthehet, e ndreq e vetëm pas kësaj niset sërish për në dhomën e gjumit, ku e pret një libër me një fletë të përthyer. Të gjithë kanë rënë në gjumë, kurse Alma sikur ka një kronometër brenda vetes që nuk e lë të mbyllë sytë pa u afruar dyshi i pas mesnatës...

Mëngjesi e gjen në këmbë në orën tetë. Në ditët kur ka mësim në Akademinë e muzikës në Prishtinë, niset rreth një orë para kohe. Do që te këtë mundësinë të vizitojë parukieren, tashmë mikeshë e saj. Nuk e përfytyron dot të jetë e parregullt kur është në auditor. Gjatë ditës, patjetër duhet të caktojë kohën e përshtatshme për shëtitjen e qenit, apo për vizitën e radhës te veterineri.

Dyqanet e veshjeve i ka përzemër, i viziton herë pas here por nuk blen kurrë diçka që nuk ia dallon mirë cilësinë e mbi të gjitha diçka që nuk ka stil dhe klas sipas këndvështrimit të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.