Prapa një burri të suksesshëm…

SHIJE - - - RECETË NGA -

Fshihet një grua e suksesshme! Çifti Dukgilaj e përligj më së miri këtë shprehje jo pak të dëgjuar. Raimoda, 32-vjeçare, është gjatë gjithë kohës në ndihmë të tij. Atë e sheh sa në një vend, në tjetrin: duke i buzëqeshur turistëve të huaj, duke i folur anglisht, duke i shpjeguar destinacionet e ndryshme turistike të Shkodrës e duke u marrë qoftë me problemin më të vogël që shfaqet në një ditë të zakonshme pune. Ajo është aty, në krah të tij edhe kur puna e tij nis qysh në orën 6 e 30 të mëngjesit. Fillimisht shikon me Gjonin se çfarë mungon apo po mbaron në kuzhinë, porosisin më pas produktet që vijnë shpesh edhe nga zona të largëta e gjatë kohës që ai del në treg për të blerë produktet ajo kujdeset për mbarëvajtjen mirë të punës në kuzhinë. “Ditën ia kushtoj punës dhe buzëqeshjes, natën ia dedikoj gruas”,- na tregon Gjoni me humorin e hollë shkodran. Dhe është kjo marrëdhënie e fortë mes tyre, falë të cilës Gjoni sot e ka punën më të lehtë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.