Ditari i shijes

E dashuruar me ushqimet e mamit

SHIJE - - FAQE 1 -

Hersi MATMUJA E dashuruar me gatimet e mamit

AAjo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Zemërimi i një nate”. Dhjetorin e vitit të shkuar ajo fitoi garën gjatë edicionit të 52-të të festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Ndërkohë, Hersi studion për muzikë lirike në Konservatorin e Santa Çeçilias në Romë dhe krahas koncerteve të shumta të muzikës klasike si soprano, ajo këndon edhe muzikë të lehtë. Në festivalin e kaluar, me të njëjtin grup bashkëpunëtorësh ajo fitoi vendin e dytë. Por pas trofeut që do ta çojë në “Eurosong”, ajo ka nisur punën menjëherë. Duhet riparë kënga, veshja duhet të jetë dinjitoze dhe... e fundit nga radha por jo nga rëndësia, dieta duhet të nisë! Ka nisur prej disa ditësh të mbajë një regjim ushqimor të ekuilibruar dhe në “Shije” vjen për të treguar pikërisht ushqimet që nisin ditën e saj, preferencat kulinare dhe deri tek sallatërat e supërat që mbushin tryezën e darkës. Shijojeni pyetësorin kësaj here me 24 vjeçaren Matmuja, që pas pak kohësh në “Eurosong” do të përfaqësojë “Albania”-n!

5 Gatimi që ju kujton recetat e nënës...

Asnjë gatim në botë s’i ngjan gatimit të nënës! Ndonjëherë përpiqem t’i gatuaj vetë recetat e saj dhe kënaqem kur dalin të ngjashme me të sajat. Përpiqem të gatuaj pilaf me pulë, ose patëllxhana të mbushur, që më pëlqenin shumë kur isha e vogël.

6 Ushqimi që urrenit kur keni qenë fëmijë.

Oh, janë fasulet. Asnjëherë nuk kam dashur t’i ha. Dhe kam dëgjuar se shumëkush në moshën e fëmijërisë i ka urryer fasulet... S’di, ndoshta nga forma, apo edhe shija...

7 Qyteti shqiptar ku gatuhet ushqimi më i shijshëm.

Mendoj që kudo… Nuk jam aq nazelie në të ngrënë! Më pëlqen flija që gatuhet në veri, dredhaniku në jug, lakrori, sidomos i shoqëruar me kos të zënë në shtëpitë shqiptare. Janë disa ushqime në vendin tonë që nuk i gjen askund!

8 Qyteti europian ku hahet më mirë.

Napoli në veçanti (aty kam ngrënë picën më të shijshme që kam provuar ndonjëherë). Italia më josh në përgjithësi me kulinarinë e saj. E kush do të ishte kundër idesë që italianët janë mjeshtra në gatim...

9 Pija më e mirë për të shoqëruar një pjatë të shijshme.

Varet nga pjata. Por në përgjithësi vetëm vera më shijon sepse s’jam pijedashëse. Pastaj gjithnjë flitet edhe për vlerat e kësaj pijeje, nëse pihet me masë sigurisht... Sa për masën, e sigurt, unë jam gjithnjë e kujdesshme...

10 Kurrë & gjithmonë në tryezën tuaj të ngrënies.

Banania. Portokalli. Mollët jeshile. Këto janë frutat që i konsumoj gjithmonë. Dhe në përgjithësi me frutat e “teproj” pak, sepse kaloj me to vaktet e zemrës dhe më shijon të ha nga të gjitha llojet e tyre. Çfarë nuk gjen kurrë në tryezën time? Atë që më hahet kur kam neps...

11 Një program në TV shijohet më mirë duke ngrënë…

Gështenja ose shegë. Kjo e fundit mund të jetë e shkokruar, por mund edhe ta qëroj e t’ia nxjerr kokrrat gjatë kohës që shoh televizor.

12 Ëmbëlsira që ju tundon?

Pastashuja. Në përgjithësi i dua ëmbëlsirat e thata. Por varet nga nepsi sepse ndonjëherë kam shumë neps për ëmbëlsirat më të rënda, si: sheqerpare apo shëndetlie.

13 Ushqimi apo pija e fundit që mbyll ditën tuaj.

Nuk është gjithnjë i njëjti, por është gjithnjë diçka e lehtë. Rrallë ha shumë në darkë. Preferoj sallatëra ose supërat.

Me këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”

4 Mish apo peshk?

Me peshkun kam një marrëdhenie dashuri-urrejtje. Shumicën e kohës s’e fus në gojë, por ndonjëherë më pëlqen shumë, gjithçka varet kur dhe si gatuhet. Ndërsa mishin e ha gjithnjë, sidomos mishrat e bardhë, si mishi i pulës, ngaqë janë më të lehtë.

2 Pjata që mund të hanit përditë.

Pilafi. E kam pikë të dobët. E pëlqej shumë dhe veç kësaj, më ndihmon që t’i mbaj linjat brenda normales, sepse të ngop, është i mbushur me proteina dhe nuk ka shumë kalori.

1Ushqimi i parë që fillon ditën tuaj.

Mjalti, me një gotë qumësht të nxehtë ose jo. Thuhet se vetëm një lugë mjaltë largon të gjitha sëmundjet dhe për më tepër mua më ndihmon edhe në një aspekt tjetër: i bën shumë mirë zërit!

3 Të kripura apo të ëmbla?

Zakonisht të kripura. Por ka raste kur më shkon mendja për diçka të ëmbël dhe atëherë një ëmbëlsirë më shijon më shumë se gjithçka tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.