NË KOPERTINË Enada & Gerdi

Kur torta e DASHURISË ka dy arsye

SHIJE - - FAQE 1 - nga AIDA TUCI; Fotografia - AGLEN HAJRO Grimi: Eva DIBRA; veshjet: Koleksion personal; aksesoret: Dolce CASA

Të kundërtat që dashurohen

PPër Gerd Vason dhe Enada Hoxhën, 14 Shkurti mori tjetër kuptim kur, pas 13 vjetësh bashkë, në jetën e tyre erdhi djali Roan. Ai erdhi në jetë, më 14 shkurt, sepse ashtu e paracaktoi vetë Enada. E megjithatë ishte edhe një rastësi e bukur: “Pikërisht atë ditë më filluan edhe dhimbjet e lindjes... Ishte e shkruar nga Zoti që Roan të lindte, më 14 shkurt”. Deri në atë moment, çifi i balerinëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, nuk e festonte ditën e të dashuruarve, nuk kishte as darkë nën dritën e qirinjve dhe, as shkëmbim dhuratash. Por Roani “ua prishi” rregullin. “Nuk e kam festuar, ndoshta, sepse unë jam natyrë që shkoj paksa kundra rrymës, por tani duam s’duam është ditëlindja e djalit dhe kjo ditë merr tjetër kuptim për ne”. Festë e madhe u bë kur Roani mbushi 1 vjeç. Mami Enada mori të shfletonte albumin e fotografive; momentet e saj dhe Gerdit me Roani, që nga lindja, i preu në formë të rumbullakët, i ngjiti në kartonin e prerë në të njëjtën formë, i lidhi me spango njëra pas tjetrës dhe i fiksoi lart në tavanin e shtëpisë. Të ftuarit që hynin ndaleshin një çast në fotoekspozitën e jetës së familjes së re. Torta speciale nuk mungoi, pjesa tjetër ishte kokteili, sepse Enada, për shkak të angazhimeve, por dhe të marrëdhënies që ka me ushqimin nuk kalon shumë kohë në kuzhinë. Madje as për 14 Shkurtin e tyre; “përgjithësisht e kemi festuar në restorant dhe sigurisht që nuk mungon festa në kopshtin ku shkon Roani”. Ka mbetur thjesht kujtim dita kur ajo gatoi për Gerdin. Ishin të sapo dashuruar, vizita e parë në shtëpinë e tij. Ka qenë një nga netët e 14 shkurtit dhe Enada gatoi recetën e saj speciale, lepurin e zier. “Darkën e shtruam tek dhoma. Kishim ndezur dhe qirinj rreth e rrotull. Ishte vërtet një darkë shumë speciale”. Darka të tilla bëhen gjithnjë e më rrallë mes çiftit. Romantika është zbehur dhe arsyen na e rrëfen vetë Enada. “Çfarë ndodh tek ne si çift; unë jam natyrë romantike, ndërsa Gerdi jo. Unë do të doja që gjërat të ishin ndryshe; ai të ishte romatiku në çift. Duke qenë se ai nuk është natyrë e tillë, ashtu siç më pëlqen mua, tek unë ka ardhur duke u zbehur Enada romantikja”....

Enada dhe Gerdi bashkë në tryezë; ngjajnë apo janë të kundërt?

Përgjithësisht unë jam natyrë që më pëlqen shumë të bëj amvisën. Shtëpia është vendi që mua më pëlqen të qëndroj më gjatë, duke qenë se jam natyrë që nuk më pëlqen të dal. Gjëja e parë që dua të bëj, pasi mbaroj provat ose shfaqjet, është të shkoj në shtëpi. Në raste shumë të rralla, kur mamja e Gerdit nuk ndodhet tek ne po shkon të ndihmojë vajzën e saj, mua më takon të bëj gjithçka në shtëpi; laj, pastroj dhe gatuaj për Gerdin dhe Roanin. Nis dhe bëj gatime ekstra sipas fantazive të mia. Nuk u përmbahem asnjëherë recetave, as atyre që shoh në TV, as atyre që lexoj, por mbi to nis dhe zhvilloj fantazitë e mia në kuzhinë. Në fillim e marr me vrull. Nis të gatuaj pjatë të parë, pjatë të dytë, rri e mendoj si ta shtroj bukur tavolinën. Por në fund i bie shkurt.

Kjo ndodh dhe në raste festash?

Me dëshirë shumë të madhe unë gatuaj lepurin. E kemi patur traditë në familjen time që ta bënim në raste fetsash, por sidomos për natën e Vitit të Ri. Këtë traditë timen, e kam sjellë edhe në shtëpinë e Gerdit. Mamaja e Gerdit (e cila jeton me ne) ma lejon mua që ta gatuaj lepurin.

Si e gatuan?

Është kaq e thjeshtë sa është turp për ta thënë. Lepurin e pastruar e vë të ziejë në një tenxhere me presion ku i kam hedhur piper të zi dhe gjethe dafinë, teksa zien i shton dhe verë dhe e lë të ziejë për pak orë në lëngun e vet. Është vërtet shumë i shijshëm dhe shumë i thjeshtë për t’u bërë. Përgjithësisht më pëlqen të gatuaj “a moddo mio” si i thonë, por për shkak se këtë punë e bën mamaja e Gerdit, e cila është një nikoqire e jashtëzkonshme, mua më takon rrallë të gatuaj.

Është krijuar ideja apo është e vërtetë se balerinët kanë kufij kur vjen fjala tek ushqimi?

Unë e shijoj shumë ushqimin, por e privoj veten. Gerdi jo. Ai është mishngrënës. Në shtëpinë tonë nuk gatuhet asnjëherë pa mish. Unë e kam reduktuar ngrënien e mishit duke e ditur sesa pasoja negative ka. I tërheq vëmendjen edhe Gerdit për këtë, por ai nuk pyet fare kur bëhet fjalë për mish. Edhe Roanit ka filluar t’i pëlqejë mishi, por kur e ushqej unë, ia heq mishin nga pjata pa më vënë re njeri. Nuk dua që ai të bëhet mishngrënës. Por nuk është se më pëlqen peshku. Tek-tuk ha ndonjë frut deti, por ndjehem shumë keq pasi e kam ngrënë, nuk e di pse. Bukën e kam hequr nga menuja prej vitesh. Mund të shkëpus ndonjë kore nga buka që ka thekur Gerdit për mëngjesin e tij me vezë, proshutë apo salçiçe. Në fakt kam shumë neps dhe them sa mirë që nuk jam në shtëpi, se po të jem, atje gjithë kohës, e gjej veten duke ngrënë. Ha përgjithësisht fruta. Por, çka ha, janë të gjitha ushqim i shëndetshëm, ndërsa Gerdit i them që ti ha kot, sepse konsumon ushqime me shumë yndryna dhe në sasi. Unë ha shëndetshëm, por asnjëherë në sasinë e duhur. Në mëgjes shtrydh banane dhe kivi me qumësht. Gjatë ditës kam filluar të konsumoj mollën, portokallin, mandarinën. Më pak fjalë fruta sipas stinës. Më frutat jam rritur dhe do vazhdoj, deri në fund të jetës sime, t’i konsumoj. Kur ndodh që kthehemi në drekë në shtëpi, hamë çfarë ka gatuar mamaja e Gerdit. Mund të ketë gatuar supë me zarzavate, perime me mish (por unë e ha

Unë e shijoj shumë ushqimin, por e privoj veten. Gerdi jo. Ai është mishngrënës. Unë i tërheq vëmendjen por ai nuk pyet fare kur bëhet fjalë për mish. Edhe Roanit ka filluar t’i pëlqejë mishi, por kur e ushqej unë, ia heq mishin nga pjata pa më vënë re njeri

Tundimi më i madh i imi janë ëmbëlsirat. Nëse i kam në shtëpi, më rri gjithë ditën mendja tek ëmbëlsirat. Këtë vit, morëm dy ballkava në shtëpi. Unë haja petat e thata dhe pjesën tjetër e shtrydhja me dorë dhe e hidhja në kosh, vetëm e vetëm, që të mbaronte sa më parë. Prandaj preferoj të mos i kem fare në shtëpi ëmbëlsirat, pasi nuk u rezistoj dot.

vetëm më lëngun e mishit), zarzavate, tavë kosi që mua më pëlqen shumë, speca të mbushura, turli etj. etj. Pasditeve pi një filxhan çaji jeshil, ndoshta dhe më shpesh, për efektet kuruese që ka. Darkën e mbyll me një sallatë dhe pas saj gjithmonë konsumoj ndonjë frut të thatë. Së fundmi kam filluar të ha shpesh farat e zeza ose dhe të kungullit, që në fakt është më e mirë.E kam bërë si rit që të mos më shkojë mendja për të ngrënë.

Më sa shoh të pëlqejnë gatimet e shtëpisë?

Po, të gjitha gatimet e shtëpisë dhe të gjitha bio.

Pazarin kush e bën?

Pazarin dhe gjithçka që i nevojitet shtëpisë e bëjmë gjithmonë unë dhe Gerdi, i cili në fakt mban vetëm çantat.

Nuk të tundon asgjë në tryezë?

Tundimi më i madh imi janë ëmbëlsirat. Nëse i kam në shtëpi, më rri gjithë ditën mendja tek ëmbëlsirat. Këtë vit, morën dy ballkava në shtëpi. Unë haja petat thata dhe pjesën tjetër e shtrydhja me dorë dhe e hidhja në kosh, vetëm e vetëm, që të mbaronte sa më parë. Prandaj preferoj të mos i kem fare në shtëpi ëmbëlsirat, pasi nuk u rezistoj dot. Dikur dhe i gatuaja në shtëpinë time. Ishte një periudhë, kur isha shumë e vogël dhe baleti akoma nuk ishte aq i rëndësishëm në jetën time, që gatuaja shumë shpesh kek. Mora një shëndet të paparë.

Përgjithësisht vaktet i hani bashkë?

Në shtëpinë time është ngrënë gjithmonë me rregull, gjithashtu edhe në shtëpinë e Gerdit. Uleshim në tavolinë të gjithë në një orar të caktuar. Më largimin nga jeta të atit të Gerdit, i cili ishte shumë rigoroz në këtë pikë, ky rregull u prish. Nëse unë ulem në tavolinë, do ha diçka më shumë nga çfarë duhet të ha, ndaj preferoj të mos ulem por të ha ndonjë gjë të vogël në këmbë, sipër tenxheres. Kështu Gerdi përgjithësisht ulet në tavolinë me të ëmën. Gerdi, po të jemi në shtëpi, i ha vaktet me orar, ndërsa unë asnjëherë dhe mamaja e Gerdit na e heq shpesh vërejtjen. Roanin e ushqejmë më përpara, që ta kemi në vëmendje, sepse është fëmijë që nuk e shijon ushqimin, ndaj duhet ta ulim me zor që të hajë. Ai ulet dhe në tavolinë, kur shkon në shtëpinë time, ku ende ruhet tradita e ngrënies në orarin e caktuar.

Marrëdhëniet me pijet si i keni?

Nuk pi as alkool, as kafe. Ndonjë herë në të rrallë, kur dalim me kolegët, mund të marr një gotë verë, meqë e di se të bën mirë, por në fakt nuk e shijoj fare. Dal shumë rrallë. Ndryshe nga Gerdi, që i pëlqen të kalojë orë në shoqëri, mua më pëlqen të rri vetëm tek e ëmbla shtëpi.

Në tryezë

Gerdi i dorëzohet tundimit, Enada vendos kufij

Ai është një mashkull që shijon gjithçka, pëlqen mishin, pijet, ha rregullisht të gjitha vaktet, ynydra nuk përbën problem, e siç merret me mend, as kaloritë e tepërta. Në tavolinë nuk ka kufij. Ajo është një femër që do i pëlqente të shijonte ushqimet e preferuara, tundohet prej tyre, por vullneti është aq i hekurt, sa arrin t’u qëndrojë larg atyre. Në tavolinë, ku ajo ka vënë kufijtë e saj, preferon të ulet sa më rrallë. Merreni këtë burrë dhe këtë grua dhe “trazojini” bashkë; Janë Eneda Hoxha dhe Gerd Vaso në tavolinën e ngrënies.... Të kundërtat që tërhiqen...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.