T’i themi PO & t’i themi JO

SHIJE - - FAQE 1 -

Këshilla nga Blerina BOMBAJ

JO T’i themi

1. Verës: ka disa të dhëna se në njerëz të ndryshëm vera mund të ketë efekte të ndryshme. Disa individë pësojnë rënie të humorit dhe gjendjes shpirtërore pas konsumit të verës!

2. Alkolit të tepruar: ka shumë gjasa të dështoni në çdo aspekt të komunikimit!

3. Ushqimit tepër të yndyrshëm: sasia e tepërt e yndyrës në një vakt shkakton plogështi dhe diskomfort të aparatit tretës pasi do shumë orë të tretet dhe vëmendja e organizmit kthehet drejt tij!

4. Ushqimit të pasur në karbohidrate të thjeshtë: sheqeri i tepërt në një vakt shkakton përgjumje!

T’i themi PO

1. e dashurisë”. Shampanjës: Në është doza të trajtuar moderuara si “pija ul të këndshme ndrojtjen dhe në trup. shkakton Ndërsa një pak zjarrmi alkol rrit konfidencën; në përgjithësi gjithsesi ul ndrojtjen teprimi dhe ka efekt të kundërt.

2. Asparagut: është përdorur dhe u është servirur dhëndurëve në shekullin e XIX për shkak të reputacionit të tij si ushqim afrodiziak.

3. Kaviarit: është i pasur në zink që nxit prodhimin e testosteronit, duke përforcuar funksionin mashkullor.

4. Salmonit dhe gjoksit të pulës: proteinat janë zgjedhje e mirë për pjatat fillestare sepse ndihmojnë që të mos bini në plogështi pas ushqimit!

5. Xhinsengut: rrit dëshirën për afrimitet fizik.

6. Parfumeve të krijuar nga aroma ushqimesh: si bajanja, vanilja dhe herba të tjera që veprojnë si feromon për të komunikuar emocione nëpërmjet nuhatjes.

7. Radhiqeve dhe rukolës: janë përdorur si ushqim afrodiziak nga faraonët për shkak të shijes së tyre pikante.

8. Guackave: disa guacka në mënyrë të përsëritur ndryshojnë gjininë e tyre duke kaluar nga mashkull në femër dhe anasjelltas duke dhënë shkase për pretendimet se këto ushqime mund të japin provën e ndjesisë së dashurisë nga ana e një mashkulli ashtu dhe e një femre!

Blerina Bombaj, dietologe Disa ushqime dhe aromat e tyre janë evidentuar shkencërisht se mund të shkaktojnë efekt më të fortë në trupin tonë sesa disa ushqime të zakonshme që konsumojmë çdo ditë. Në krah po ju rendis disa nga ushqimet e dashurisë që mund t’u thoni “Po” në këtë ditë dhe disa të tjera që nuk do t’ju ndihmonin aspak ndaj është mirë t’i thoni “Jo”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.