Të gatuash në çift

Mesila & Keli

SHIJE - - FAQE 1 - ARTA MARKU; Fotot - Bill MAZREKU

Për drekë në shtëpinë e...

Mesila Dodës & Enkel Demit

K Kur ne mbërritëm e gjetëm me mëngë përveshur, i tëri i fokusuar mbi banakun e kuzhinës ku grinte qepët e njoma dhe karotat. Kishte bërë shumë rrëmujë, por një aromë shumë ndjellëse që kishte tejmbushur hapësirën, justifikonte gjithçka. Enkel Demi në fakt nuk e kishte pritur të shoqen që ta përgatisnin bashkë drekën. Tek e fundit është nga ata burra që në kuzhinë nuk u nevojitet doemos ndihmë. Ose më saktë nuk u nevojitet aspak ndihmë, përkundrazi të tjerët përqark teksa gatuan, siç na e tha vetë më pas, e bezdisin. Kur do të gatuajë ai, thjesht lëreni ta bëjë. Ashtu sikurse edhe atë të martë gjithë rrebeshe shiu, që kishte vendosur të gatuante për ne të “Shije”-s. Në fakt, duhet pranuar, ishte një ditë ideale për t’u mbyllur brenda. Madje, kush e ka kuzhinën për zemër e di fort mirë se sa shijon mbyllja në kuzhinë në ditë të tilla, kur litarët e shiut lëpijnë faqet e jashtme të xhamave të shtëpisë duke e bërë më se të turbullt panoramën përtej. Gjithsesi, Keli do ta bënte po njëlloj të njëjtën gjë, do t’i drejtohej kuzhinës sido që të ishte koha përjashta dhe si përfundim do të nxirrte duarsh një pjatë që nuk është aspak e tepërt të thuhet “vepër arti”. Nuk e kam fjalën për pamjen, sepse në fakt, ka shumë të ngjarë që Keli të mos e njohë shumë mirë këtë pjesë, apo ndoshta thjesht e shpërfill. Ama shija është e përkryer. Kripa, që ndihet fort në gatimet alla Keli, në fakt nuk është aspak shqetësuese. Më mirë të thuhet se është rasti kur, pikërisht sasia e përdorur e kripës, ia lartëson shijen peshkut, makaronave, apo perimeve të pjekura. Ndoshta ka pjesën e vet përzierja e kripës me erëzat e tjera (të shumëllojta në fakt) e cila ndikon në një lloj ngacmimi të fortë të qiellzës. Një ngacmim ama... i përkryer. Kushdo që e provon ka dëshirë ta përsërisë. E rrezikshme, sepse vështirë t’i rezistosh duke e mbajtur nën fre sasinë. E rrezik­

shme për ata që i kanë merak linjat. Gjithsesi, ka gjasa që “dua edhe pak” për gjithçka që Keli të hedh në pjatë, të jetë një refren që ai e njeh shumë mirë. Ama, ta sqarojmë edhe një herë: jo si një kërkesë për të mbushur një stomak të uritur por si një thirrje e qiellzës...

“Po Mesila ku është?” Sakaq bie zilja, dhe gruaja me Hanën përdore ngjiti shkallët. Aroma që ka mbushur shtëpinë nuk është diçka e panjohur për nënë e bijë. Ndaj dhe nuk hutohen pas saj. Por meqë kanë kanë premtuar që “do të gatuajnë në çift”, ose më saktë “do të gatuajnë familjarisht”, vajzat e shtëpisë, nuk humbin kohë dhe vënë përparëset edhe ato.

Hana është vetëm 8 vjeç, por e kishte porositur sakaq të ëmën që të bënte pazar e të blinte të gjitha harxhet që duhen për të bërë tiramisu. Do ta bëjë ajo. Ndihma e së ëmës nuk i duhet veç në mos ndonjë buzëqeshje e ndonjë përqafim herë pas here teksa ajo rreh vezët me sheqerin. Procedurën e njeh mirë. Kushedi se sa herë e ka gatuar vetë këtë ëmbëlsirë të thjeshtë për familjen. Askush nuk i thotë të mos e bëjë. Jo vetëm që të voglës i pëlqen por edhe pse ajo, për fat ka trashëguar gjenet e së ëmës dhe nuk rrezikon për probleme të mbipeshës. Të tjerët, nëse kanë vullnet... le të mos e hanë. E vogla është fjalëpakë, ndryshe nga i ati, dhe zhytet e tëra në punën e saj që në fund ka një rezultat që ia vlen të vlerësohet.

...Më në fund kur tryeza shtrohet, njerëzit rreth e rrotull saj shijojnë dhe flasin njëkohësisht. Sepse nuk mund të mos flasin, së paku të tregojnë përshtypjen në lidhje me çfarë hanë. Veçanërisht, kur vjen ëmbëlsira... Tiramisuja e Hanës e kthen vëmendjen e të gjithëve nga ajo. Na ka habitur në të vërtetë!

...Pak më tutje Nana, ka filluar të vërë rregull në gjithë atë rrëmujë që kanë shkaktuar Keli me Hanën. Ka të ngjarë që këtë pjesë të mos e kenë shumë për zemër të pasionuarit e gatimit në këtë shtëpi. Kurse Nana (e thërrasin kështu gjyshen e shtëpisë ngase kështu e thërrasin fëmijët), energjike, edhe pse siç thonë, gatuan në mënyrë të shkëlqyer, nuk ia përton kësaj pjese... epo është një grua e një kohe tjetër.

Kemi qenë në një familje që jo më kot, fton herë pas here miq për drekë, e shtrojnë tryeza gjithë shije. Jo vetëm për kënaqësinë e miqve në shtëpi, por pse jo edhe për kënaqësinë e të gatuarit që të gjithë në këtë shtëpi nuk e shpërfillin. Përkundrazi... Teksa bëhemi gati për t’u çuar nga tryeza, jemi të bindur për këtë.

Ishim ende të saponjohur. Sila më fton në shtëpinë e saj. Të gjithë familjarët e saj ishin në Itali. Gatuan një tavë mishi me patate, me hudhra, rozmarinë dhe verë të bardhë. Nuk e kam ngrënë. E kam kullufitur. Pasi mbaroi dreka i kam thënë Silës: “Ne do të martohemi bashkë”. Kjo ndodhi do kohë më vonë. Nuk mund të them sa vendimarrëse ka qenë tava e mishit, por një zë në kapitull e ka pasur

kosin, Sila ha një pjatë spageti.

Gatuani nëse jua kërkon stomaku apo në çdo kohë e bëni me qejf?

Do na pëlqente të gatuanim çdo ditë, por koha nuk është aleatja jonë më e mirë. Ndaj shumicën e javës në skenë hyn mamaja ime, të cilës prej fëmijëve edhe ne i themi Nana. Ajo ka një dorë fantastike dhe dije shumë të mëdha në këtë fushë. Ne shkojmë në vendin tonë të kuzhinës në fundjavë ose në rastet e festave, kur mblidhemi të gjithë, përfshirë këtu edhe Hanën.

A ju kujtohen herët e para në kuzhinë?

Pa dyshim. Ishim ende të saponjohur. Sila më fton në shtëpinë e saj. Të gjithë familjarët e saj ishin në Itali. Gatuan një tavë mishi me patate, me hudhra, rozmarinë dhe verë të bardhë. Nuk e kam ngrënë. E kam kullufitur. Pasi mbaroi dreka i kam thënë Silës: “Ne do të martohemi bashkë”. Kjo ndodhi do kohë më vonë. Nuk mund të them sa vendimarrëse ka qenë tava e mishit, por një zë në kapitull e ka patur.

Cila ka qenë kuzhina në familjet tuaja prej nga vini?

Kuzhina tipike e Shqipërisë. Mama e Silës gatuante një përzierje të zonës së veriut, Dibrës, Kosovës, ndërsa në shtëpi te unë bëheshin gjellët e Çamërisë. Pra, me një fjalë bashkimi ynë është Shqipëria etnike në kusi.

Çfarë gatimesh tradicionale përdorni nga të familjeve respektive?

Pothuaj gjithçka. Tavat me zarzavate, sarmën, byrekët, tavat e dhesë, groshën me mish të thatë, tavat e mishit dhe të peshkut. Nuk dimë, është listë e gjatë.

Me çfarë shijesh konkrete ju vjen në kujtesë fëmijëria?

Sila: Mua më kanë mbetur tavat e dheut me mish e zarzavate, flija apo suxhukët e Kukësit. Keli: Mua një lloj tave me mish, hudhra e uthull që ne e quajmë “paça”, një lloj byreku me spinaq e qumësht që e mban emrin “bllac”, por edhe tava e babës me mish derri dhe peshku në tavë, i cili quhet “burdheto”.

Libra kuzhine apo fantazi - në ç’raport qëndrojnë të dyja?

Shumë libra, shumë revista, mes të cilave nuk mungon asnjëherë “Shije”, shumë internet. Sila më e guximshme në eksperimente kulinare, në përzierje dhe shpikje. Shumë shpesh, kur e pyet se si e ka arritur një gjellë, përgjigjet: “As mos më pyet, se nuk e mbaj mend”. Keli është më fiskal, më “oficer” kur gatuan.

Ushqimi juaj i preferuar?

Vështirë e kemi të jemi kaq të prerë në një zgjedhje. Pastat, mishi, peshku.

wUnë nuk e duroj dot rrëmujën e krijuar dhe trafikun. Kështu që jam egoist, ndaj kur kam për të gatuar preferoj të jem vetëm. Gocat e shtëpisë janë më bashkëpunuese, ndaj shpesh Sila, Nana dhe Hana përbëjnë një skuadër që nis me pjatën e parë, të dytë, të tretë dhe ëmbëlsirën. Unë... dhe i vetëm trim në luftë.

Hana thotë: mami gatuan më mirë?...

Hana nuk e thotë këtë se është e zgjuar dhe e ka merak mos mërzitet baba. Sepse, që ta dish ti Arta, nëse ka një gjë që babës i ngel qejfi është të mos ia pëlqesh një gjellë.

-dhe në fakt pak mundësi ka që mos t’i pëlqesh gjellët e tua. E megjithatë Hana e tha... nuk tha që nuk i pëlqej gjellët e babit, por tha se mami gatuan më mirë. Por, për hir të së vërtetës ishte vetëm mami aty, babi sapo kishte dalë...

...Nuk i ka shkuar në mendje se po t’i thuash diçka një gazetareje, ajo ta nxjerr në revistë...

Vajza në kuzhinë ka hyrë për shkak të atmosferës në shtëpi?

Natyrisht, që e ka shtyrë kjo gjë, por në fakt ka shumë talent dhe e bën me qejf një punë në kuzhinë. Nëse e ke me dëshirë, është e garantuar që nga duart e tua do të dalë një gjë e mirë, ndaj Hana premton shumë në këtë fushë.

Përkujdesjet tuaja në lidhje me dietën?

Një herë në muaj, ditën e hënë, unë nis dietën spartane, të mërkurën e lë, se Sila ose Nana në darkë kanë bërë ndonjë atentat kulinar. Sila tre ditë djetë, pak mëngjes, sallatë mish pule në drekë, një riskë buke në darkë me djathë, vaj ulliri dhe e ke në rregull.

Ëmbëlsirat në tryezën tuaj sa shpesh apo rrallë gjenden?

Nuk gjenden rrallë, megjithëse mundohemi t’i evitojmë, por të djelën Hana vesh përparësen dhe nuk ia prishim dot asaj, kur bën “tiramisu” apo tortë me fruta.

Më së shumti jeni në restorant apo në tryezën e shtëpisë suaj (preferenca)?

Në shumicën dërrmuese të rasteve në shtëpi, meqë jemi të dhënë pas këtij lloj pasioni. Shumë shpesh familjarët dhe miqtë tanë i ftojmë në drekë në shtëpi. Gjithsesi, nuk e shmangim dot restorantin. Në përgjithësi e dimë ku shkojmë, por edhe gjërat e reja në qytet na tërheqin, veçanërisht kuzhinat jo europiane, të cilat nuk dimë t’i realizojmë vetë.

Çfarë keni prurë në shtëpi nga kuzhinat e vendeve ku keni udhëtuar?

Enë kuzhine, ndonjë recetë, erëza, ndonjë pjatë suveniri, lugë druri, përparëse apo mbajtëse duarsh.

Gatimi më i sofistikuar që nuk përtoni ta bëni?

Rosa ose pata me portokaj e Silës, lepuri çomlek, disa lloje peshqish. Puna është kë quajmë të sofistikuar? Ja, po themi stili i gatimit agro-dolçe?

INTERVISTA

Sipas Kelit

Çdo të thotë për ju “të gatuash në çift”?

Është pak a shumë si e përditshmja. Jetojmë në çift, rrisim fëmijët kështu, kapërcejmë vështirësitë, i gëzohemi jetës dhe normalisht gatuajmë, hamë.

Rruga nga kuzhina i bie një njeriu që e shijon shumë të ngrënit: Cili është rasti juaj?

Këtu kemi dy raste, por një qëllim. Na pëlqen të hamë të dyve, më saktë të shijojmë. Jemi njerëz që na ngjall kërshëri një tigan shumë më tepër se sa një Iphone 5. Na pëlqen të provojmë mënyra të ndryshme, të reja, të guximshme. Jemi kritikë, por jo të bezdisur. Kemi dy raste, se Keli vë dhjamë edhe duke ngrënë sallatë, ndërsa Sila ul peshën në tre ditë. Kështu shumë shpesh Keli lufton me

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.