Interpretimi

SHIJE - - FAQE 1 -

Rruga nga tryeza te shtrati Zbuloni tipin tuaj dhe të partnerit

K Kënaqësia, kalon përmes 5 shqisave, dhe për secilën në mënyra të ndryshme. Kombinimi mes seksit dhe ushqimit, përveçse ka një zanafillë të lashtë nuk pushon së qeni një prej binomeve më të preferuar të joshjes. Nuk është rastësi. Siç e shpjegon seksologia Sata Padovano: “Ushqimi dhe seksualiteti përmbushin nevojat fiziologjike themelore për mbijetesën e species, përmes ushqyerjes dhe riprodhimit. Që të dyja shpërblejnë ndjenjat dhe përdorin të njëjtat zona cerebrale dhe madje të njëjtat hormone. Ekziston edhe një përmasë sociale: shpesh takimi i parë ka si sfond atmosferën romantike të një restoranti intim. Menyja është një armë joshjeje shumë e fuqishme, kështu përgatitja e ushqimit dhe vetë akti i të ngrënit mund të jenë pabesueshmërisht domethënëse dhe erotike… për të mos folur pastaj për afrodiziakët dhe imazhin e një shtëpiakeje seksi… Cilatdo qofshin shijet tuaja në çështjen e ushqimit dhe të seksit në krah do të gjeni të gjithë përbërësit për të ndezur pasionin dhe për të kaluar nga kuzhina në dhomën e gjumit.

Të hash si të bësh dashuri

Mënyra e të ngrënit të një njeriu mund të thotë shumë për mënyrën sesi bën dashuri dhe se si e jeton seksualitetin. Këshillat e ekspertes për të shfrytëzuar takimin e parë dhe për të kuptuar tipin e tij:

Më thuaj si ha të të them si bën dashuri!

Nëse erosi dhe ushqimi janë dy aspekte të ndryshme të së njëjtës kënaqësi, analogjia mes të ngrënit dhe të bërit dashuri lind spontanisht. Një kërkim i bërë kohë më parë nga një revistë e famshme ka nxjerrë në dukje një sërë analogjish mes zakoneve ushqimore dhe seksuale. Duke vëzhguar raportet që një njeri ka me ushqimin mund të zbulohet se cila është marrëdhënia e tij me partnerin, çfarë qasjeje ka ndaj seksit dhe cilat janë sjelljet e tij mes çarçafëve. Tipologjitë bazohen në klasifikimet Junghiane dhe duke përdorur katër elementet natyrorë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.