Për darkën e Shën Valentinit

SHIJE - - FAQE 1 - Gentian Ziu, shef kuzhine

Frymëzohuni nga kuzhina mesdhetare

Kjo kuzhinë na sjell gjithmonë në mendje flladin e detit, lëkurën e nxirë nga dielli, ditët pasionante, pushimet romantike dhe i ka të gjitha elementet për ta kthyer darkën e Shën Valentinit në një eksperiencë të paharrueshme. Kujtdo shteti që t’i referoheni, gatimeve të sofistikuara të Francës së jugut, tapas-eve të Katalunjës, pastave të Italisë, gatimeve vegjetariane të Greqisë, apo ëmbëlsirave turke, shanset e suksesit do të jenë gjithmonë në favorin tuaj.

Përgatisni gatime më të sofistikuara se zakonisht

Teknikat e përdorura, si dhe eleganca e mjeshtëria në prezantimin e kësaj menuje do të reflektojë nivelin e përkujdesjes suaj ndaj partnerit. Përgatisni brusketa me shije të ndryshme apo crackers në vend të bukës së thekur, filetë peshku të gatuar në avull në vend të peshkut të furrës, role të mbushur me erëza në vend të pulës së pjekur, etj. Me pak mund do të gjeni ide pa fund. Mbase do t’ju duhet të bëni disa prova më parë, por besoj se partneri juaj e meriton këtë dhe mundi do t’ia vlejë. Mjaft që të mos i vini flakën shtëpisë në përpjekje për të bërë flambé …

Kushtojini rëndësi zgjedhjes së elementeve

Salsiçet me pure patatesh mund të jenë shumë të shijshme por duhet goxha fantazi për t’i kthyer në një pjatë joshëse e të denjë për këtë rast. Kështu që do t’ju sugjeroja të përdornit elemente pak më të përzgjedhur. Tartufi, kërpudhat porçini, mishërat e gjuetisë, proshutat dhe djathërat elitarë italianë, patetë franceze, haviari, salmoni, karkalecat e arragostat, guackat e ndryshme, etj, do të qëndronin denjësisht në tavolinën tuaj të kësaj dite. Mbase do t’ju duhet të vini pak më thellë dorën në xhep, por ç’të bësh? Dashuria kërkon dhe

sakrifica… Nëse mendoni se gatimet tuaja duhet të kenë pa tjetër elemente afrodiziakë atëherë mundohuni të bëni pjesë të recetave tuaja sa më shumë nga elementet e mëposhtëm. speca djegës, avokado, banane, çokollatë, ostrike, shegë, salmon, mjaltë, bajame.

Kujdes me ngjyrat

Të kuqe, të kuqe dhe përsëri të kuqe! Kombinojeni atë me të gjelbrën e të verdhën e shafranit dhe suksesi do të jetë i garantuar. Sa më pak kafe, gri apo ngjyra të ftohta… Kjo darkë duhet të jetë zjarr dhe kjo duhet të pasqyrohet dhe në tavolinë… Për sa i përket elementeve, pomodorini, rrepa, speca të kuq, shegë, luleshtrydhe, radikio e salmon për të kuqen, iceberg, rukola, brokoli, borzilok, bizele, bishtaja për jeshilen dhe shafran, ananas, limon e mango për të verdhën. Pak kontrast me të zezën e haviarit apo çokollatës asnjëherë s’do të bënte keq...

Pijet Harrojeni birrën e turbullt apo rakinë që ua ka sjellë një mik nga Skrapari. Shampanjë e ftohtë nëse në tavolinë do të keni kryesisht produkte deti, ose verë të kuqe të vjetëruar nëse jeni mishngrënës…

Mos e teproni me sasinë

Është e vërtetë që dashuria kalon nga stomaku, por që të kalojë duhet të ketë pak vend, apo jo?... Nëse pjatat janë të tejmbushura me gatime të rënda ka rrezik që darka e supozuar romantike t’ia lërë vendin një nate të mundimshme me dhimbje koke e stomaku, krejt tjetër nga çfarë kishit planifikuar. Roli i gatimeve në këtë ditë s’është qendror por plotësues. Vëmendja s’duhet të jetë e përqendruar te ushqimi por te momentet tuaja. Pjatat, bashkë me pijet e muzikën janë aksesorët që bëjnë diferencën, duhet të jenë minimal, shik, dhe elegante.

Për shën Valentin Në këtë ditë çdo gjë

që bëni duhet të rrezatojë dashuri, romancë e pasion.

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për tavolinën që do të shtroni për njeriun

tuaj të zemrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.