Polici paguan ushqimet e vjedhëses

SHIJE - - FAQE 1 -

Një agjent në Florida, që ka arrestuar vjedhësen e një dyqani ushqimesh, ka përfunduar duke i paguar vetë shpenzimet e saj. Menaxheri i një supermarketi ka lajmëruar policinë për një vjedhje; një grua kishte dalë nga dyqani me një karrocë të mbushur plot pa paguar asgjë. Pasi agjenti i policisë ka mbërritur dhe ka dashur ta pengojë gruan, ajo i ka shpjeguar duke qarë se nuk kishte më para për të blerë ushqim për fëmijët. “Më dolën para sysh nipërit e mi”, - ka thënë polici. “Çfarë do të bëja nëse nuk do të kisha me se t’i ushqeja”? Dhe menjëherë është kthyer në supermerkatë ka nxjerrë kartën e kreditit për të paguar të gjitha shpenzimet e gruas. Gruaja është arrestuar, sepse policia ishte vënë në dijeni, por pas pagesës së bërë nga polici ajo është liruar menjëherë. “Eshtë e pazakontë që një i dyshuar të përqafojë policin që e arreston”, - ka bërë shaka agjenti i ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.