Dardhë poche me verë të kuqe

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Përbërësit:

1 shishe verë të kuqe

230 gr sheqer

1 shkop kanellë i thyer në gjysmë Gjethet e

2 degëve trumëz

6 dardha të qëruara

1 majë luge çaji pluhur vanilje

Përgatitja:

I hedhim të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe i japim valë. I gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta ose derisa të bëhen dardhat. I nxjerrim ato nga vera dhe i ruajmë në një pjatë. E ngremë zjarrin dhe e reduktojmë lëngun derisa të mbetet ½ e tij. I vendosim dardhat në një tas të përshtatshëm dhe u hedhim sipër shurupin e kulluar. I lëmë të ftohen në temperaturë dhome për rreth 1 orë dhe pastaj i fusim në frigorifer. I shërbejmë të ftohta, të zbukuruara me një shkop kanelle dhe një degë trumëz ose nenexhik, sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.