Torta zemër

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

KREMRAT

Përbërësit për kremin e lajthive

250 g gjalpë

35 g ujë

150 g sheqer

100 g të bardha vezësh

250 g krem lajthie

Përgatitja

Rrihni gjalpin që është zbutur, në temperaturën e mjedisit (1). Shtoni kremin e lajthive dhe vazhdoni rrahjen derisa të përftoni një masë të butë dhe homogjene (2). Në një tenxhere të vogël hidhni 125 g sheqer dhe 35 g ujë dhe vëreni të ziejë në zjarr të ulët deri sa të arrijë temperaturën 116° C (3) (duke e matur temperaturën me një termometër për sheqer). Rrihni të bardhat e vezëve duke i shtuar 25 g sheqer. Kur shurupi të ketë arritur temperaturën 116° C hidhjani pak e nga pak të bardhave të vezëve duke vijuar rrahjen (4). Vijojeni këtë proces derisa masa të jetë ftohur krejtësisht. Shtojini marengës gjalpin me kremin e lajthive duke i përzier me kujdes nga poshtë lart me një spatul kuzhine (5). Masën e përftuar ruajeni në frigorifer.

Për kremin e çokollatës

125 g çokollatë fondente

125 g pana e freskët

20 g gjalpë

Përgatitja

Hidhni në tigan panën e freskët dhe gjalpin (1) dhe çojini në zierje, në zjarr të ulët. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe shtoni çokollatën fondente të thërrmuar, duke e përzier me një rrahëse vezësh derisa të shkrihet krejtësisht (2) dhe përbërja të ftohet. Vëreni tiganin në banjëmari me ujë të ftohtë me copa akulli dhe me një rrahëse elektrike rrihni përbërjen (3) derisa të bëhet krem i dendur dhe solid (4) (duhen rreth 10 minuta). Nëse kremi nuk është aq i dendur sa duhet futeni në frigorifer për disa minuta, pastaj rriheni sërish me rrahëse; kremi ka vetinë të bëhet i fortë nëse e futni në frigorifer, dhe të zbutet në temperaturën e mjedisit, afër burimit të nxehtësisë shkrin fare.

Vështirësia: e mesme Gatimi: 50 min Parapërgatitja: 60 min Dozat për: 8 persona Kostoja: e mesme

(1) (2) (3) (4)

(4) (5)

(2)

(3)

(1)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.