Tiramisuja e Hanës

SHIJE - - RECETA E HANËS -

Përbërësit 4 kokrra vezë (nëse zgjidhen vezë fshati e verdha e tyre do t’i japë ngjyrë më të bukur ëmbëlsirës).

500 g maskarpone 1 filxhan çaji sheqer kafe ekspres (aq sa duhet për të lagur

biskotat) Kakao e hidhur pluhur

Biskota savojardi

Përgatitja Ndajmë në verdhat nga të bardhat e vezëve. Të verdhat i rrahim mirë me sheqerin dhe pastaj shtojmë maskarponen. I përziejmë sa përbërësit të jenë bërë një masë unike. Më vete rrahim të bardhat e vezëve dhe në fund i përziejmë me të verdhat duke u kujdesuar që mos të pritet marenga. Në një tavë qelqi shtrojmë një rresht me biskota savojardi. I lagim me kafe ekspres që e kemi lënë të ftohet pak.

E mbulojmë ME një shtesë kremi me maskarpone. Një tjetër shtresë biskotash që e lagim gjithashtu me kafe dhe e mbulojmë me kremin që ka mbetur. E pluhurosim me kakaon e hidhur pluhur dhe e fusim për disa orë

në frigorifer para se ta shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.