Orizi i të dashuruarve

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Përbërësit:

Për orizin 160 g oriz 1/2 l lëng peshku 1/2 qepë një majë luge spec i kuq djegës (pluhur) 2 lugë vaj ulliri 1 gotë verë e bardhë kripë 10 g gjalpë

Për salcën me karkaleca:

1 lugë gjalpë 100 ml pana e freskët e lëngshme 1/2 qepë 2 degë trumëz e freskët 300 g karkaleca (të pastruar) kripë (sipas dëshirës) 1 gotë e vogël (40 ml) konjak (ose brandi) 2 lugë vaj ulliri

4 lugë salcë domatesh

Përgatitja:

Vini mbi zjarr një tigan me dy lugë vaj dhe pak gjalpë dhe kavërdisni gjysmën e qepës bashkë me disa gjethe trumze të freskët (1-2). Shtoni karkalecat e pastruar(3) dhe lërini të gatuhen të gjitha bashkë për disa minuta duke i përzier. Në gjysmë të gatimit shtoni konjakun (4), lëreni të avullojë dhe shtoni kripën. Duke vazhduar përzierjen shtoni salcën e domateve (5), panën (6). Përziejeni derisa të përftohet një salcë me ngjyrë rozë dhe fikni zjarrin. Vëreni salcën me karkaleca mënjanë dhe merruni me orizin. Në një enë të madhe vini pjesën e mbetur të vajit, gjalpin, gjysmën e qepës së grirë dhe kavërdiseni. Shtoni orizin (7), dhe lëreni sa të theket duke e përzier vazhdimisht. Shuajeni me verën e bardhë (8) dhe lëreni të avullojë në zjarr të fortë, shtoni pak nga pak lëngun e peshkut (9), derisa orizi të jetë zier. Pak para se të ketë përfunduar zierja, shtoni specin djegës (10) dhe kur të mbarojë zierja bashkojeni orizin me salcën me karkaleca (11-12). Hiqeni nga zjarri dhe shtoni disa gjethe trumze të freskët dhe kripë, përziejeni mirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.