Ftua në krem kamomili

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Përbërësit: krem kamomili, ftua i pjekur me kanellë, luleshtrydhe, boronica, mango dhe mendër.

Përgatitja e krem kamomilit: Përbërësit:

1 lt qumësht

4 lugë miell integral

2 kupa kamomil

100 gr sheqer kaf

4 të verdha vezësh

1 vezë të plotë

Gjysmë luge vanilje

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë kamomilin tek qumështi. Pasi e kemi zierë, heqim lulen e kamomilit (e kullojmë) dhe e përziejmë me miell, vezët dhe sheqerin kaf. E lëmë përbërjen në zjarr derisa të trashet. Në fund shtojmë gjysmë lugë vaniljeje.

Ftoi piqet në furrë me pak ujë dhe kanellë gjithë frutat shërbehen në kremin e kamomilit bashkë me dy gjethe mendër, ashtu si në foto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.